Fillon edicioni i 13-të i Festivalit të filmit filozofik
- Sot në Kinema fillon programi kryesor i edicionit të 13-të të Festivalit të Filmit Filozofik, i cili mbahet nën moton "Gjithçka është film, në shumës". Festivali, i cili do të zgjasë deri më 9 qershor dhe në të cilin do të prezantohen rreth 40 filma, në fokus të saj është vepra e gjigandit të filmit Zhan-Lik Godar.
Shkup, 2 qershor 2023 (MIA) - Sot në Kinema fillon programi kryesor i edicionit të 13-të të Festivalit të Filmit Filozofik, i cili mbahet nën moton "Gjithçka është film, në shumës". Festivali, i cili do të zgjasë deri më 9 qershor dhe në të cilin do të prezantohen rreth 40 filma, në fokus të saj është vepra e gjigandit të filmit Zhan-Lik Godar.
Festivali i filmit filozofik është i vetmi festival filmi në vend dhe rajon që zhvillohet në udhëkryq mes filozofisë dhe filmit, dhe nga të paktët në botë që punon në fushën e filmit - filozofisë.
Festivali organizohet nga Shoqëria Filozofike e Maqedonisë, dhe mbahet me mbështetjen e Agjencisë së Filmit dhe Ministrisë së Kulturës, në bashkëpunim me Kineman, Fakultetin Filozofik në UKIM në Shkup, Ambasadën e Spanjës në Shkup, si dhe si dhe shumë bashkëpunëtorë dhe miq të tjerë afatgjatë të Festivalit. ls/
Foto: Shoqëria Filozofike e Maqedonisë