• e enjte, 26 dhjetor 2024

Fillon debati i amendamenteve për Propozim Rregulloren e re të Kuvendit

Fillon debati i amendamenteve për Propozim Rregulloren e re të Kuvendit

Shkup, 27 tetor 2023 (MIA) - Komisioni Kuvendor për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit sot do ta fillojë debatin e amendamenteve për Propozimin e Rregullores së Kuvendit. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, si propozues i tij ka dorëzuar disa amendamente, ndërsa kanë dorëzuar edhe E Majta, VMRO-DPMNE dhe LSDM.

Sipas informacioneve nga Kuvendi, Komisioni do të punojë për amendamentet nëse është e nevojshme edhe gjatë fundjavës, ndërsa koordinatorët e grupeve parlamentare gjatë ditës së djeshme kanë harmonizuar qëndrimet për disa amendamente.

"Pritet të pranohen disa nga amendamentet që më parë ishin pranuar me konsensus nga koordinatorët e grupeve parlamentare, njoftoi dje kryetari i Kuvendit Xhaferi në takimin me shefin e misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Kilian Val. Kryetari i Kuvendit tha se rregullat për punën e Kuvendit duhet të jenë të sakta sepse janë instrumenti më i mirë për një parlament funksional.

Rregullorja e re e Kuvendit, sipas njoftimeve të Xhaferit, pritet të miratohet me konsensus dhe me siguri do të futet në rendin e ditës të seancës së re të caktuar për më 2 nëntor.

Rregullorja do të zbatohet nga fillimi i mandatit të ri kuvendor. Për herë të parë do të veprojë kryetari aktual i Kuvendit Xhaferi duke thirrur seancë konstituive në përbërjen e ardhshme parlamentare. Risi është se ajo seancë nuk do të mund të zgjasë më shumë se tre ditë.

Rregullorja e re e Kuvendit është rezultat i diskutimeve pesëvjeçare ndërmjet grupeve të deputetëve nga ky mandat dhe ai i kaluar të cilat filluan në suaza të procesit Zhan Mone me ndërmjetësimin e disa eurodeputetëve.

Претседателот на Собранието на Република Северна Македонија, Талат Џафери, денеска оствари средба со амбасадорот Килијан Вал, шеф на Мисијата на ОБСЕ во Скопје. На средбата се разговараше за

Në takimin e djeshëm të Xhaferit me ambasadorin Val, i cili u falënderua për mbështetjen që Kuvendi e merr nga Misioni i OSBE-së në Shkup gjatë periudhës së fundit, mes tjerash, edhe për çështjet e Propozim-rregullores. Xhaferi theksoi se qëllimi i të gjithë pjesëmarrësve në përgatitjen e propozim-rregullores së re është të parandalohen të gjitha rastet e padëshiruara të bllokimit të punës së shtëpinë ligjvënëse, mësuar nga përvoja e deritanishme në 30-të vitet e fundit. sa/

FOTO. Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR