• e enjte, 26 dhjetor 2024

Fillon agjërimi i Ramazanit

Fillon agjërimi i Ramazanit

Shkup, 11 mars 2024 (MIA) - Besimtarët e fesë islame herët në mëngjes e kanë nisur agjërimin e Ramazanit, i cili zgjatë 30 ditë dhe mbaron më 9 prill. Gjatë agjërimit besimtarët nga lindja e diellit deri në perëndim përmbahen nga ngrënia dhe pirja.

Sipas fesë islame, Ramazani është muaji kur ajetet e para të Kuranit iu shpallën profetit Muhamed më shumë se 1,400 vjet më parë. Agjërimi, i cili është një nga shtyllat e Islamit, është obligim për të gjithë besimtarët për pastrimin e tyre fizik dhe shpirtëror. Besimtarët duhet të përmbahen nga fjalët dhe veprat e këqija me qëllim të pastrimit të përgjithshëm njerëzor. Agjërimi është obligim fetar për çdo besimtar të rritur, mysliman të shëndoshë, por nuk është i detyrueshëm për të sëmurët, gratë shtatzëna dhe punëtorët që kryejnë punë të rënda fizike.

Pas agjërimit të Ramazanit, më 10 prill është Ramazan Bajrami, i cili festohet për tre ditë. Pastaj e gjithë familja mblidhet në tryezën festive dhe vizitohen të afërmit dhe miqtë. Ramazani është muaji i nëntë në kalendarin islamik. 

Dita e parë e Ramazan Bajramit është festë shtetërore.

По повод утрешниот празник Рамазан (Фитр) Бајрам честитка до верниците од исламска вероисповед упати поглаварот на ИВЗ Реисул Улема, Шаќир Фетаи, со желби и молејќи се на Семоќниот Алах да ги

Me rastin e agjërimit të Ramazanit, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, reisul-ulema H,Hfz. Shaqir efendi Fetai theskoi se vlera më e madhe e këtij muaji është agjërimi i ditëve të tij, me çka e respektojmë urdhërinë e Allahut duke përmbushur një nga shtyllat themelore të Islamit. Me këtë, theksoi Fetai, besimtari në praktikë konfirmon lidhjen me Krijuesin e tij, ndërgjegjëson për mirësinë, paqen, solidaritetin, kujdesin për njeriun dhe reformon personalitetin e tij, duke e përgatitur atë që të jetë gjithmonë në shërbim të mirësisë.

"Ramazanit dhe agjërimi i ditëve të tij krijon ambient të lartë shpirtëror për të qenë sa më afër mëshirës së Zotit dhe jep mundësinë për t’iu drejtuar Madhërisë së Tij, me lutjet tona të thella për mëkatet dhe të metat tona eventuale dhe në të njëjtën kohë ngjallë tek ne afërsinë, dashurinë, bujarinë, dhe ndihmën ndaj njëri tjetrit", tha Fetai në mesazh. 

Kryetari i BFI-së uron të gjithë besimtarët e fesë islame për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, duke i uruar besim të fortë në Zot, vullnet të mirë dhe vetëdije të lartë ndaj agjërimit, lutjeve dhe veprave të mira.

"Kam nder të veçantë që në emër të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veirut dhe në emrin tim të gjithë besimtarët e vendit kudo që jetojnë dhe veprojnë t’ju shprehim urimet tona të përzemërta me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, duke ju dëshiruar iman të paluhatshëm, vullnet të mirë dhe vetëdije të lartë për të kryer agjërimin, ibadetet, lutjet dhe veprat e mira duke u mbështetur në fjalët e Muhamedit a.s. i cili ka thënë: “Kush agjëron muajin e Ramazanit me iman të paluhatshëm duke qenë i bindur se i madhe Zot jep shpërblime të panumërta dhe se i falë të gjitha mëkatet që ka bërë më parë”. Urime Muaji i shenjtë i Ramazanit. Zoti ju bekoftë!", theksoi kryetari i BFI-së Fetai në videomesazhin me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.  qa

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR