• e hënë, 01 korrik 2024

Filloj regjistrimi i nxënësve të klasës së parë për vitin shkollor 2024/2025

Filloj regjistrimi i nxënësve të klasës së parë për vitin shkollor 2024/2025

Shkup, 1 maj 2024 (MIA) - Në shkollat ​​fillore në vend në muajin maj do të zbatohet regjistrimi i nxënësve në klasë të parë. Prindi ose kujdestari është i detyruar të regjistrojë në shkollë fillore fëmijën që do të mbushë gjashtë vjeç deri në fund të vitit kalendarik.

Fëmija mund të regjistrohet në klasën e parë nëse mbush gjashtë vjeç deri më 31 janar të vitit ardhshëm, pas një kërkese të mëparshme të prindit, gjegjësisht kujdestarit dhe një mendimi të marrë nga pedagogu ose psikologu në shkollë.

Prindi ose kujdestari ka të drejtë ta regjistrojë fëmijën në shkollën fillore të zonës ku banon ose qëndron përgjithmonë. Shkolla fillore është e obliguar të përfshijë nxënës nga zona e saj. Me kërkesë të prindit dhe nëse ka pëlqim nga shkolla, si dhe vende të lira, fëmija mund të regjistrohet në një shkollë që nuk është në zonën e tij të banimit. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR