• e shtunë, 23 nëntor 2024

Filloi vizita zyrtare e presidentit Pendarovski në Republikën e Çekisë

Filloi vizita zyrtare e presidentit Pendarovski në Republikën e Çekisë

 Shkup, 29 gusht 2023 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski sot në Pragë me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake  u prit nga presidenti i Republikës së Çekisë, Petr Pavel, me çfarë filloi vizita zyrtare në Republikën e Çekisë.

Pendarovski, siç informojnë nga Kabineti i tij, ka realizuar takim tet-a-tet me presidentin Pavel, në të cilin janë konfirmuar marrëdhëniet miqësore midis dy shteteve. Më pas është mbajtur edhe takim i të dy dlegacioneve.  

 

"Në takim është biseduar për aspiratat e Maqedonisë së Veriiut për anëtarësim në Bashkimin Evropian, partneritetit në NATO, si dhe për gjendjen në rajonin më të gjerë, në kontekst të luftës në Ukrainë", theksohet në kumtesë. 

Presidenti Pendarovski, siç paralajmërojnë, do të realizojë takim edhe me kryetarin e Senatit të Parlamentit, Millosh Vistriçil, me kryetaren e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit, Marketa Pekarova Adamova dhe me kryetarin e Qeverisë, Petr Fiala. 

Foto: Kabineti i presidentit Pendarovski

 

QËNDRONI TË LIDHUR