• e enjte, 26 dhjetor 2024

Filloi takimi koordinues i Arsovskës me përfaqësuesit e grupeve të këshilltarëve për dalje nga kriza e Qytetit të Shkupit

Filloi takimi koordinues i Arsovskës me përfaqësuesit e grupeve të këshilltarëve për dalje nga kriza e Qytetit të Shkupit

Shkup, 22 gusht 2024 (MIA) - Në Qytetin e Shkupit filloi takimi koordinues i përfaqësuesve të grupeve të këshilltarëve me kryetaren Danella Arsovska në të cilin pritet që ajo ta prezantojë planin për dalje nga kriza në kryeqytet. 

Takimi është i mbyllur për publikun, ndërsa pak para fillimit, koordinatorët e grupeve të këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së shprehën optimizëm lidhur me mbledhjen. 

Martin Stojanovski, koordinator i grupit të këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, shfaqi shpresë se këto takime në të ardhmen do të jenë të hapura për qytetarët. 

"Më vjen keq që sot pritëm të kemi mbledhje të Këshillit, por, e patë se kemi koordinim të mbyllur, e cila sipas meje duhej të ishte publik. Shpresoj se në të ardhmen këto koordinime do të jenë të hapura për publikun, qytetarët me të vërtetë të mund të shohin për çka saktë bëhet fjalë, t'i dëgjojnë argumentet edhe të grupeve të këshilltarëve, edhe të kryetarit, nga ana tjetër", deklaroi Stojanovski. 

Shpreson se propozimet do të jenë të pranueshme, të qëndrueshme dhe të argumentuara. 

Koordinatori i grupit të këshilltarëve të LSDM-së, Goran Shutarov pret që takimi të jetë plan i propozuar i cili më tutje do të duhet të votohet. 

"Pres që para këshilltarëve në këtë takim koordinues do të propozohet plan i përcaktuar i cili më tutje duhet të votohet. Ne mbetemi konstruktiv në pjesën e pranimit të propozimeve dhe dhënies të sygjerimeve për atë si mund të përmirësohet situata, njëjtë si edhe në dy vitet e kaluara", tha Shutarov.

Pritjet nga takimi, i cili po vijon, janë kryetarja Arsovska të prezantojë plan për situatën në higjienë dhe transportin publik në qytet, konkretisht për ndërmarrjet publike "Higjiena Komunale" dhe për Ndërmarrjen Qarkulluese Publike - NQP.

Seanca e ardhshme e Këshillit të Qytetit të Shkupit është caktuar për të enjten e ardhshme, më 29 gusht. fc/

Fotografia: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR