• e enjte, 26 dhjetor 2024

Filloi takimi i liderëve kushtuar Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor

Filloi takimi i liderëve kushtuar Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor

Shkup, 22 janar 2024 (MIA) - Takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor, kushtuar Planit të Rritjes i miratuar nga Komisioni Evropian po mbahet sot në Shkup.

Kryemimistri Dimitar Kovaçevski është nikoqir i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, të Kosovës Albin Kurti, të Malit të Zi, Milojko Spaiq, presidentiit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ministrit aktual të Financave dhe Thesarit në Këshillin e ministrave të Bosnjës e Hercegovinës, Sërgjan Amixhiq, si dhe Gert Kopman, drejtor i përgjithshëm për fqinjësi dhe negociata për zgjerim në Komisionin Evropian dhe Xhejms O'Brajan, ndihmës sekretar shtetëror për Evropë dhe Euroazi të SHBA-së.

Para fillimit të takimit, në një deklaratë për mediat Kovaçevski, porositi se përfaqëson nder që të jetë nikoqir i ngjarjes me liderët e Ballkanit Perëndimor bashkë me përfaqësues të SHBA-së dhe BE-së, si dhe përfaqësues të Bankës Evropiane, këshillit rajonal për treg të përbashkët, CEFTA.

"Qëllimi është që të bisedojmë për Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor, i cili përfaqëson aksion konkret të BE-së në pjesën e rritjes së bashkëpunimit rajonal mes shteteve, por edhe përfshirje në tregun e përbashkët evropian. Bisedimet filluan dje me darkën e përbashkët të liderëve", deklaroi Kovaçevski. 

Paralajmëroi, se do të miratohet edhe Deklaratë e përbashkët, e cila do të përfaqësojë angazhim për zbatimin e aktiviteteve - së pari reforma në shtete, e dyta bashkëpunim të rritur të përbashkët dhe e treta, zbatimin e aktiviteteve nga Plani i Rritjes, që do të sjellë reforma, lidhje dhe instrumente financiare në vlerë prej gjashtë miliardë euro. 

"Tashmë jemi duke diskutuar për aktivitete specifike. Përfshirja në SEPA, pra heqja e një numri të madh të barrierave jo tarifore, vendosja e linjave të gjelbra ndërmjet vendeve, të gjitha me qëllim rritjen e tregtisë, uljen e barrierave tregtare, rritjen e konkurrencës së ekonomive të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfshirja më e shpejtë e tyre në tregun e përbashkët evropian, para përfshirjes formale në BE", deklaroi Kovaçevski.

Për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, takimet të cilat i kanë pasur dje dhe ai i sotmi janë të rëndësishme për përparim të gjithë rajonit. Biseduam me përfaqëseusit evropianë dhe amerikanë rreth Planit të Rritjes, do të vazhdojmë të bisedojmë edhe sot. 

"Biseduam për dy gjëra të rëndësishme, njëra është tregu i përbashkët evropian dhe pjesëmarrja në atë treg, dhe ajo që është e rëndësishme për ne janë vijat e gjelbra, ku kamionët tanë do të mund të kalojnë lirshëm nëpër kufijtë e vendeve të BE-së, për të vazhduar duke ulur shpenzimet e tyre për shpenzimet operative, për të forcuar tregtinë dhe industrinë tonë. Për këtë është e nevojshme që ne vetë në rajon, pavarësisht pengesave që kemi ngritur ndërkohë, nga vendet e Ballkanit Perëndimor kemi arritur shumë. Lajmi i rëndësishëm është se në ditët në vijim do të nënshkruajmë dy protokolle të rëndësishme për fillimin e marrëveshjes për qasje të lirë në tregun e punës në Tiranë, Shkup dhe Beograd, e cila shpresoj të hyjë në fuqi më 1 mars", thotë presidenti i Serbisë, Vuçiq.

Sa i përket Planit të Rritjes, me Kopman, Vuçiqi theksoi se kanë biseduar gjatë se cilat janë kushtet dhe cilat reforma duhet t'i bëjmë që t'i marrim ato para dhe si t'i shfrytëzojmë në mënyrë sa më të mirë. 

"Ne do të bëjmë maksimumin për t'i zbatuar ato reforma, për të pasur mundësinë për të pasur qasje te ato burime financiare sa më shpejt që të jetë e mundur së bashku me të gjithë të tjerët dhe besoj se duke punuar së bashku, duke punuar në atë plan, mund të bëjmë përparim të madh. Është hera e parë që takohemi dhe flasim vetëm për ekonominë dhe jo për çështje të mëdha politike për të cilat ka dallime të mëdha mes nesh dhe mendoj se ky është një parakusht i mirë për progresin e vetë rajonit dhe për njerëzit të ndjejmë përfitimet e asaj që po punojmë", deklaroi Vuçiq.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, para takimit tha se ky përfaqëson takim me të vërtetë të rëndësishëm, për hapin që mundemi dhe duhet ta ndërmarrim, për afrim në BE.

"Bëhet fjalë për Planin e ri të rritjes dhe integrimit në tregun e përbashkët, diçka që deri më tani ishte e mundshme vetëm që pasi të bëhen pjesë e BE-së. Ky është ndryshim i rëndësishëm dhe i shkëlqyer të cilin nuk duhet ta humbasim. Për këtë është me rëndësi të madhe që të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor t'i vendosim qytetarët tanë në vend të parë dhe ta lëmë politikën dhe historinë, sepse gjithçka që do të bëjmë dhe të arrijmë ta përfundojmë gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, do ta definojë mënyrën, si shtetet e tona do të duken në fund të kësaj dekade. 

Kryeministri malazez Millojko Spajiq, porositi se Plani për rritje i BE-së përfaqëson mundësi të shkëqyer për të gjithë dhe përfaqëson sinjal të rëndësishëm, jo vetëm për vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe për bizneset, të cilat duan të investojnë në rajon. 

Drejtori i përgjithshëm për fqinjësi dhe negociata për zgjerim në Bashkimin Evropian, Gert Jan Kopman, para fillimit, porositi se Plani i rritjes është nismë potenciale për ndryshime në rajon dhe mundet dyfish ta rrisë madhësinë e ekonomive në dekadën e ardhshme. 

"Me të vërtetë është motivuese të shihet se si rajoni e pranoi konceptin dhe punon shumë në reforma, të cilat do të ndihmojnë që të mundësohet rritja", deklaroi Kopman. 

Në takimin do të marrin pjesë edhe zëvendës kryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Financave, Fatmir Besimi, si dhe kolegët e tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Në mënyrë shtesë, do të marrin pjesë edhe përfaqësues të organizatave rajonale, Këshilli rajonal për bashkëpunim, CEFTA dhe Forumi investues i odave të Ballkanit Perëndimor, USAID, Fondacioni Shoqëri e Hapur, Qendra e Evropës, Këshilli Atlantik, si dhe shumë institucione financiare ndërkombëtare siç janë Banka për Investime Evropiane, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Botërore. Në takim video paraqitje do të ketë edhe Borjana Krishto, kryesuese me Këshillin e Ministrave të Bosnjës e Hercegovinës. 

Më 8 nëntor, Komisioni Evropian e miratoi Planin për rritje të Ballkanit Perëndimor, me të cilin vendeve të rajonit u jepet mundësi që të shfrytëzojnë një pjesë të përfitimeve të BE-së para se të bëhen anëtare të saja, me qëllim që të nxitet rritja ekonomike dhe të përshpejtohet konvergjenca socioekonomike. 

Katër shtyllat themelore në të cilat bazohet Plani për rritje janë përmirësimi i integrimit ekonomik të vendeve të rajonit me tregun e vetëm të BE-së, përforcimin e integrimit ekonomik të shteteve të rajonit në tregun e përbashkët rajonal, përshpejtim të reformës fundamentale dhe rritje të ndihmës financiare për mbështetje të reformave përmes Fondit për reforma dhe rritje për Ballkanin Perëndimor, si instrument i ri në vlerë prej 6 miliardë euro mbështetje të pakthyeshme për zbatimin e reformave themelore dhe socio-ekonomike. 

Si pjesë e këtij Plani për rritje, Eurokomisioni identifikoi shtatë sfera me prioritet, të cilat BE-ja mund tua ofrojë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të cilat do të sjellin përfitime ekomnomike për rajonin. Ato shtatë sfera me prioritet janë lëvizja e lirë e mallrave, lëvizja e lirë e shërbimeve dhe punëtorëve, qasje në Zonën e vetme për pagesë në euro, integrimi në tregun e udhëtarëve, integrimin e tregjeve energjetike, përshirje në tregun e vetëm digjital dhe integrim në zinxhirët industrial të furnizimit. 

Për këtë qëllim me Planin parashihet mbështetje financiare prej gjashtë miliardë euro për periudhën  2024-2027, prej të cilave dy miliardë euro në formë të granteve të pakthyeshme dhe katër miliardë euro hua koncesioni të siguruara nga BE-ja. 

Mbështetja do të sigurohet përmes huave të paguara drejtpërdrejt në buxhetet kombëtare të partnerëve nga Ballkani Perëndimor. Nga këto tre miliardë euro do të vihen në dispozicion si mbështetje direkte për përfituesit për të përshpejtuar rritjen bazuar në reformat kryesore socio-ekonomike, dhe dy miliardë euro grante dhe një miliard euro kredi do të ndahen për të mbështetur investimet në infrastrukturë përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor. Këto investime do të synojnë transportin, energjinë, tranzicionin digjital, arsimin dhe zhvillimin e aftësive. Të paktën, 37 për qind e mbështetjes financiare të pakthyeshme të kanalizuar përmes Kornizës së Investimeve duhet t'i referohet projekteve që do të kontribuojnë në arritjen e qëllimeve klimatike.

Sipas KE-së, ky Plan nuk është në kundërshtim me proceset aktuale të anëtarësimit dhe kushtet specifike të parapara në atë proces, por vetëm do të nxit përshpejtim të miratimit dhe zbatimit të legjislacionit evropian. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR