• e enjte, 26 dhjetor 2024

Filloi takimi i Kovaçevskit me liderët e koalicionit qeveritar

Filloi takimi i Kovaçevskit me liderët e koalicionit qeveritar

Shkup, 19 maj 2023 (MIA) - Në Klubin e deputetëve ka filluar takimi i kryeministrit Dimitar Kovaçevski me liderët e koalicionit qeveritar, në të cilën pritet t'i informojë për vizitën në SHBA, mbështetja e shprehur për vendin dhe reformat për vazhdimin në rrugën evropiane.

Në takim janë të pranishëm lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, PLD-së, Monika Zajkova, RDM-së, Maja Moraçanin, nënkryetares së Aleancës për Shqiptarët, Bujare Abazi, si dhe Stojançe Angellov nga "Dinjiteti", Menduh Taçi nga PDSH-ja dhe Lupço Balklovski nga VMRO-Popullore.

Në vigjilje të Këshillit qendror të LSDM-së në prag të takimit mbrëmë u bëri thirrje të gjithë aktorëve politik dhe shoqëror që të bashkohen rreth të ardhmes evropiane dhe të vazhdojnë rrugën evropiane.

Kovaçevski, në fjalimin e tij në Bordin qendror, tha se nga konteksti kombëtar, rajonal dhe global vazhdimi i rrugës evropiane të vendit është i rëndësishëm dhe theksoi rreziqet për të ardhmen e vendit nëse nuk vazhdojnë integrimet evropiane.

"Ndoshta VMRO DPMNE do të mbledhë kapacitete që të mund ta perceptojë të gjithë këtë në tërësi. Edhe pse deri më sot si pjesë e bllokut anti-evropian të udhëhequr nga e Majta proruse dhe me bllokime të vazhdueshme, është e qartë se si është pozicionuar kjo parti. Por nga ana tjetër, është e qartë se në VMRO-DPMNE ka individë, deputetë, përfaqësues të lidershipit që nuk mendojnë si Mickoski dhe që sinqerisht, nga zemra duan që vendi të vazhdojë rrugën drejt BE-së. Ata duan të jenë pjesë e bllokut pro-evropian. Dhe ata individë, mendoj se shumë shpejt do të largohen nga Mickovski në stacionin e fundit dhe do të vazhdojnë me trenin për në Evropë. LSDM është lider i këtij koncepti evropian për një të ardhme evropiane. Dhe kështu do të jetë. Ose VMRO DPMNE do t'i bashkohet bllokut pro-evropian në tërësi, ose pjesërisht. Në çdo rast, treni është nisur dhe nuk ka më kthim. Këtë e kam thënë dhe do ta them sërish, Maqedonia e Veriut do të ecë përpara dhe ne do ta përmbushim qëllimin tonë strategjik – anëtarësimin e plotëfuqishëm në BE", tha Kovaçevski. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR