• e enjte, 26 dhjetor 2024

Filloi seanca e Këshillit të Sigurisë

Filloi seanca e Këshillit të Sigurisë

Shkup, 23 janar 2023 (MIA) - Në Kabinetin e presidentit Stevo Pendarovski filloi seanca e Këshillit të Sigurisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në të cilën do të bisedohet për gjendjen e sigurisë në vend dhe rajonin euro-atlantik.

Në seancë, siç informojnë nga Kabineti i Pendarovskit, përveç anëtarëve të Këshillit të Sigurisë, do të marrin pjesë edhe drejtori i Agjencisë së Inteligjencës Eroll Musliu, drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare Zarko Milloshevski dhe kryeshefi i Shtatmadhorisë së Armatës gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski.

Pas përfundimit të seancës, presidenti Stevo Pendarovski do të japë deklaratë për opinionin, e cila do të transmetohet nëplatformat  Youtube dhe Facebook të presidentit. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR