• e shtunë, 23 nëntor 2024

Filloi pastrimi i trasës së gazsjellësit Leskoc-Vranjë, i cili duhet të sigurojë interkoneksionin me Maqedoninë e Veriut

Filloi pastrimi i trasës së gazsjellësit Leskoc-Vranjë, i cili duhet të sigurojë interkoneksionin me Maqedoninë e Veriut

 Beograd, 25 tetor 2023 (MIA) - Firma "Milenium Tim" filloi me punë hetimore për projektin - pastrimin e mbetjeve shpërthyese nga lufta në trasenë e gazsjellësit Leskoc-Vranjë, i cili duhet të sigurojë interkoneksionin me sistemin e gazsjellësit të Maqedonia e Veriut, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

 Projektin zyrtar e ka përgatitur Qendra për Çminim të Republikës së Serbisë, përfaqësuesit e së cilës do t'i kontrollojnë të gjitha punët e realizimit të projektit, ndërsa gjatë punës hetimore nuk do t'u shkaktohet dëm pronarëve të parcelave, tha Jugpres.

Plani është që të ndërtohet një gazsjellës për Serbinë jugore, nga Doljevaci deri në kufirin e Maqedonisë së Veriut, i cili do të jetë i gjatë 146 kilometra dhe i cili do të sigurojë interkoneksion me sistemin e gazsjellësit të Maqedonisë së Veriut dhe parakushte për gazifikimin e qyteteve dhe komunave në Pomoravlen jugore në Serbi. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR