• e enjte, 26 dhjetor 2024

Filloi paraqitja për përzgjedhjen e e-tregtarëve më të mirë për vitin 2023

Filloi paraqitja për përzgjedhjen e e-tregtarëve më të mirë për vitin 2023

Shkup, 19 dhjetor 2023 (MIA) - E-tregtarët e Maqedonisë edhe këtë vit do të konkurrojnë në zgjedhjen e e-tregtarëve më të mirë për vitin 2023 "E-commerce Awards 2023", të cilin Asociacioni për e-tregtarë të Maqedonisë e organizon tradicionalisht,  viti i tretë me radhë. Përveç njohjes së punës së suksesshme të e-tregtarëve, qëllimi i këtyre zgjedhjeve është inkurajimi dhe promovimi i rritjes dhe zhvillimit të tregtisë elektronike të Maqedonisë në tërësi.

Në përzgjedhjen, siç kumtoi Asociacioni për e-tregti të Maqedonisë, do të zgjidhen e-tregtarët më të mirë vendorë për vitin 2023, të cilët do të konkurrojnë në 24 kategori të ndara në tri seksione: "E-tregtarët më të mirë në aspekte të zgjedhura të shitjes onlajn" "E-dyqanet më të mira sipas sektorëve" dhe "Kampionë në e-tregti". Disa nga kategoritë për të cilat mund të nominohen e-tregtarët janë: "E-dyqani më i popullarizuar", "E-dyqani i veshjeve, këpucëve dhe aksesorëve të modës", "E-dyqani me kujdesin më të mirë ndaj klientit", "Dorëzimi më i mirë në e-tregti”, ndërsa çmimi kryesor është i rezervuar për kategorinë “E-tregtar i vitit”.

Procesi i zgjedhjes së më të mirëve bëhet në pesë faza, duke filluar me grumbullimin e aplikacioneve dhe nominimet e e-tregtarëve. Nominimi dhe regjistrimi i e-tregtarëve është falas dhe vazhdon deri më 10 janar 2024, deri në ora 23:59 përmes faqes zyrtare të çmimeve - www.ecommerceawards.mk.

Në zgjedhjet e vitit të kaluar për më të mirët në e-tregti, u regjistruan më shumë se 150 e-tregtar vendas dhe u mblodhën më shumë se 93.390 vota nga 6.584 votues nga opinioni, ndërsa u ndanë gjithsej 39 çmime në 23 kategori.

Më shumë detaje rreth konkursit mund të gjeni në faqen zyrtare: https://ecommerceawards.mk/.

Foto: Asociacioni për e-tregti i Maqedonisë 

 

QËNDRONI TË LIDHUR