• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Filloi pagesa e rimbursimit të TVSH-së për tremujorin e tretë

Filloi pagesa e rimbursimit të TVSH-së për tremujorin e tretë

Shkup, 1 nëntor 2023 (MIA) - Filloi pagesa e rimbursimit të TVSH-së për tremujorin e tretë, njoftoi sonte drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike Sanja Lukarevska.

Duke qenë mysafir në Televizionin Kombëtar (RTVM), Lukarevska tha se rimbursimi i TVSH-së do të jetë në vlerë prej rreth 790 milionë denarë të cilat do t'i marrin 459.770 qytetarë.

"Një nga projektet më të suksesshme është TVSHJ-ja Ime, e justifikoi plotësisht ekzistencën e saj. Prej sot fillojmë me rimbursimin për tremujorin paraprak. Për tremujorin e tretë të vitit 2023, kthimi do të jetë rreth 790 milionë euro, ndërsa do të realizohet për 459.670 qytetarë, shfrytëzues të kësaj mase. Numri i shfrytëzuesve rritet dhe i falënderojmë qytetarët të cilët janë inspektorët tanë që paraqesin dhe mundësojnë të luftojmë me ekonominë gri", tha Lukarevska.

Ajo theksoi se rimbursimi i TVSH-së mund të jetë edhe më i lartë nga 2.100 denarë të tanishëm, përkatësisht ai gradualisht të rritet.

Sa i përket mbledhjes së tatimit në të ardhura personale dhe tatimit në fitim, Lukarevska thotë se janë mbledhur më shumë mjete nga sa ishte paraparë sipas planit.

Me tatimin e solidaritetit, siç theksoi Lukarevska, pritet të mblidhen tre miliardë e njëmbëdhjetë milionë denarë. Sipas të dhënave me të cilat disponojnë, më shumë se 2/3 e kompanive i kanë shlyer detyrimet. sa/

Foto: LSDM 

 

QËNDRONI TË LIDHUR