• e enjte, 26 dhjetor 2024

Filloi mbledhja e Këshillit Ekonomik-Social në Qeveri, pritet vendimi për pagën minimale

Filloi mbledhja e Këshillit Ekonomik-Social në Qeveri, pritet vendimi për pagën minimale

Shkup, 13 mars 2023 (MIA) - Në Qeveri sot pasdite mbahet mbledhje e Këshillit Ekonomik-Social në të cilën do të duhet të merret vendim për vlerën e pagës minimale.

Sindikatat vlerësojnë se duhet të ketë më shpesh harmonizim të pagës minimale, e jo njëherë në vit dhe paga minimale ta ndjekë inflacionin. Sindikatat kërkojnë edhe harmonizim të pagave të tjerave me rritjen e pagës minimale.

Pritet që paga minimale prej 18.000 denarë të rritet në rreth 20.000 denarë.

Harmonizimi i pagës minimale bëhet një herë në vit, në mars. Me ndryshimet e Ligjit për pagën minimale, u vendosën kriteriume të reja sipas të cilave paga minimale harmonizohet me 50 për qind të shpenzimeve për jetë dhe 50 për qind me rritjen e pagës mesatare. fc/

 
 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR