• e premte, 27 dhjetor 2024

Filloi implementimi i Programit IPA3 për bashkëpnimin ndërkufitar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Filloi implementimi i Programit IPA3 për bashkëpnimin ndërkufitar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Shkup, 28 shkurt 2024 (MIA) - Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, Agjencia Shtetërore për Programim Strategjik dhe Koordinim të Ndihmës (SASPAC) të Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, në Ohër zyrtarisht e shënuan fillimin e implementimit të Programit IPA 3 për Bashkëpunim   Ndërkufitar në bashkpunim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë, përmes së cilës 13.79 milionë euro për projekte, për periudhën deri në vitin 2027.

"Qëllimi i programit është të promovojë zhvillimin e qëndrueshëm, mbrojtjen e mjedisit dhe rritjen socio-ekonomike, me fokus në përmirësimin e rajonit ndërkufitar përmes iniciativave të turizmit të qëndrueshëm, trashëgimisë kulturore dhe përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike", sipas Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale.

Në këtë aktivitet marrin pjesë përfaqësues të komunave dhe shoqatave civile nga të dy shtetet.

"Përfaqësuesit nga strukturat operative të dy vendeve, si dhe nga Delegacioni i BE-së në Shkup, të pranishmit i informuan për qëllimet e programit, si dhe mënyrën e implementimit. Në këtë rast u theksua si përvojë e dobishme  dhe suksesi i programit IPA në periudhën e dytë programore", kumtuan nga Ministria.

 

 

 

 

 

Nga aty, sqarojnë se financimi është i ndarë në mënyrë strategjike mes fushave të mbrojtjes së mjedisit  jetësor 6.3 milionë euro, turizëm të qëndrueshëm dhe trashëgimisë kulturore 6.3 milionë euro dhe asistencës teknike në vlerë prej 1.19 milionë euro për mbështetjen e implementimit të programit IPA 3 e cila synon përmirësimin e kushteve të jetesës dhe krijimin e mundësive të reja për komunat dhe qytetarët nga rajoni ndërkufitar.

"Me mbulimin e prej 85 për qind nga shpenzimet nga ana e BE-së, kjo nismë thekson rëndësinë e bashkëpunimit në adresimin e sfidave rajonale dhe forcimin e qeverisjes vendore", theksojnë nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale.

Ngjarja është mbajt në Shërbimin e shpëtimit në male, të Kryqit të Kuq në Ohër, në organiizm të Sekretariatit të Përbashkët Teknik dhe Antena në Shqipëri. rq/

Foto: Ministria e Vetëqeverisjes Lokale

 

QËNDRONI TË LIDHUR