• e enjte, 26 dhjetor 2024

Filloi debati rreth Propozim-vendimit për rishpërndarjen e mjeteve mes shfrytëzuesve të Buxhetit

Filloi debati rreth Propozim-vendimit për rishpërndarjen e mjeteve mes shfrytëzuesve të Buxhetit

Shkup, 26 shtator 2023 (MIA) - Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet e ka filluar debatin rreth propozim vendimit për rishpërndarjen e mjeteve mes shfrytëzuesve të Buxhetit të pushtetit qendror dhe mes fondeve.

Në elaborimin për nevojën e miratimit të vendimit, ministri i Financave, Fatmir Besimit tha se rishpërndarja e fondeve në bruto prodhimin vendor arrin rreth 18,2 miliardë denarë, nga të cilët 4,25 janë për  pagat në sektorin publik nga shtatori dhe regresi K15 prej 10 mijë denarëve që duhet të paguhet deri në fund të vitit.

Për rritjen e pensioneve, janë parashikuar 3.5 miliardë denarë, 1,081 miliardë denarë janë parashikuar për ndihmë të kompanive nga të cilët 581 milionë denqarë janë për ndihmë të kompanive vendore, ndërsa 200 milionë për kompani të huaja për investime në kuadër të programeve D5 dhe D9, ndërsa 300 milionë denarë për ZZHTI. Për subvencione bujqësore janë dedikuar 800 milionë denarë, 650 milionë denarë për TVSH-jaIme, 600 milionë denarë për pagesën e të drejtave sociale, 290 milionë për shujtat studentore dhe bursat për studentë dhe nxënës, 200 milionë denarë për servisim të rregullt të lehonive, 166 milionë denarë për përkthim dhe botim të librave për shkollat fillore dhe të mesme, 110 milionë denarë për  murtajën afrikane, 100 milionë denarë për furnizimin e ilaçit Trikafta, 20 milionë denarë për senzorë digjitalë për matjen e sëmundjes së diabetit, si dhe 4,55 miliardë denarë për pakon e masave antikrizë 4,55 miliardë denarë për pakon e masave antikrizë.

"Propozohet mbështetje e qyetarëve dhe standardit në kushte të inflacionit dhe pasojave nga kriza energjetike, e cila ende vazhdon të ketë ndikim të vetin, sigurim të zbatimit të marrëveshjes së përgjithshme kolektive të arritur me sindikatat në sektorin publik për rritjen e pagave për 10 për qind dhe pagesën e K15, rritjen e pensioneve, si dhe rritjen e mjeteve për transfere sociale dhe subvendione në bujqpësi dhe mbështetje të kompanive vendore dhe të huaja dhe sigurim të fondeve për pakon e masave antikrizë", tha Besimi.

Rishpërndarja, shtoi është arritur përmes kursimit në pjesën e mallrave dhe shërbimeve, si dhe për zvogëlimin e një pjese të fondeve që kanë qenë nga 225 milionë euro që janë parashikuar për masat antikrizë.

Në të njëjtën kohë, në pjesën e shpenzimeve kapitale ka riprogramim në kuptimin që nuk duhet anuluar asnjë projekt i shpenzimeve kapitale që është në Buxhetin e vitit 2023, por duke pasur parasysh dinamikën e realizimit të tyre, mund të planifikohet më shumë në mënyrë adekuate që deri në fund të vitit të mos ketë nevojë të planifikohen më shumë mjete dhe në ndërkohë të merren hua për atë shumë", tha Besimi dhe shtoi se ato do të mund të realizohen gjatë vitit të ardhshëm.

Me rialokimin e mjeteve, siç tha ai, Buxheti deri në fund të vitit do të jetë likuid dhe do të realizohen qëllimet kryesore të parapara në buxhetin bazë.

Deputeti Bojan Stojanoski nga VMRO-DPMNE në fjalën e tij theksoi se nuk do ta përkrahin një Vendim të tillë për rishpërndarje që, siç tha, nën petkun e pagave më të larta për sektorin publik do të thotë më shumë para për tenderë të hapur, krim dhe korrupsion në një kohë kur qeveria i numëron ditët e fundit.

Theksoi se me vendim zvogëlohen të hyrat nga TVSH-ja për 120 milionë euro, edhe pse çmimet e ushqimeve janë rritur, ndërsa TVSH-ja në rrymë është rritur edhe nga korriku i këtij viti. mb/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR