• e shtunë, 23 nëntor 2024

Filloi debati për amendamentet për Propozim-buxhetin për vitin 2024, janë parashtruar 272 amendamente

Filloi debati për amendamentet për Propozim-buxhetin për vitin 2024, janë parashtruar 272 amendamente

Shkup, 7 dhjetor 2023 (MIA) - Në Komisionin kuvendor për Financim dhe Buxhet sot filloi shqyrtimi i amandamenteve për Buxhetin për vitin 2024, pasi dje përfundoi debati i përgjithshëm. Për Propozim-buxhetin janë parashtruar gjithsej 272 amandamente nga propozuesit e autorizuar, prej të cilëve 250 janë nga deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit. Në ditën e sotme të parë ishin shqyrtuar tre amandamente dhe nga ana e përfaqësuesve të Qeverisë nuk ishin pranuar. 

Me amandamentin e parë u propozua zvogëlimi i të hyrave nga akciza në vlerë prej 100 milionë denarë, me qëllim të uljes së tatimit mbi vlerën e shtuar për drutë për ngrohje. Me të dytën u propozua zvogëlimi i shpenzimeve të akcizës në vlerë prej tre miliardë denarë, me qëllim uljen e TVSH-së për energjinë elektrike për amvisëri nga 18 në 5 për qind. Kurse me amendamentin e tretë u propozua zvogëlimi i të hyrave nga akciza në vlerë prej 1 miliard denarë, me qëllim uljen e TVSH-së për të gjitha produktet ushqimore në 5 për qind.

Pas përfundimit të debatit për amandamentet, Propozim-buxheti duhet të gjendet për miratim në seancë plenare. Në bazë të afateve të përcaktuara, Buxheti për vitin e ardhshëm duhet të miratohet në Kuvend më së voni deri më 31 dhjetor. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR