• e enjte, 26 dhjetor 2024

Filloi debati i parë në procedurën për pajtim mes Drejtorisë për të ardhura publike dhe organizatës sindikaliste "Solidarnost" (PLT)

Filloi debati i parë në procedurën për pajtim mes Drejtorisë për të ardhura publike dhe organizatës sindikaliste

Shkup, 30 qershor 2023 (MIA) - Në Drejtorinë për të ardhura publike sot filloi procesi i pajtimit mes DAP-it dhe organizatës sindikaliste "Solidarnost" me ndërmjetësim të mr. Ilia Manasiev lidhur me kërkesën për rritje të rrogave të të punësuarve për 30 për qind.

Kryetari i organizatës "Solidarnost", Vase Nedanovski dhe u.d. kryetarja e DAP-it, Sanja Llukarevska para fillimit të tkaimit në deklaratë për mediumet shfaqi shpresë për gjetje të zgjidhjes së përbashkët.

"Jam i bindur se me fillimin e procesit do të gjejmë zgjidhje dhe vendime që do të mundësojnë marrjen e pëlqimit për nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive. Gjëja më e rëndësishme është rritja e pagave të punonjësve në DAP për 30 për qind të cekura dhe ajo të bëhet pavarësisht vendimeve të miratuara dhe atyre vendimeve të cilat do të miratohen në të ardhmen nga këshilli social-ekonomik. Për momentin, pagat që paguhen janë së paku 30 për qind më të ulëta se sa janë përcaktuar me dispozita", deklaroi Manasiev.

Çdo vendim jashtë kornizës së treguar, siç tha ai, do të nënkuptojë fillimin automatik të grevës së përgjithshme.

Ndërmjetësi Manasiev informoi se pajtimi do të zhvillohet në disa faza.

"Në ligj janë dy dispozita të cilat mes veti konfrontohen dhe ajo është nevoja për ndryshim të atij ligji në një kohë të afërt. Sepse sipas njërit paragraf kemi 10 ditë afat prej se do të fillojë procesi, ndërsa sipas paragrafit tjetër kemi 20 ditë për punën e këshillit, megjithatë, parimisht do të përpiqemi maksimalisht që takiemt tona t'i mbajmë përmes paraqitjes së argumenteve. Ne do të kalojmë në disa faza, faza e shqyrtimit të problemit, shqyrtimi i opsioneve të ndryshme të cilat ndoshta mund të jenë pjesë e zgjidhjes së këtij procesi, tashmë nga faza e ardhshme do të bëjmë test të realitetit sa nga ato opsione janë të mundura, sa janë të pamundura", deklaroi Manasiev.

Ai bëri thirrje për përmbajtje nga ana e mediumeve dhe politikanëve nga dhënia dhe transmetimi i deklaratave derisa zgjatë procesi i pajtimit.

Vendimi për grevë të përgjithshme është dashur të hyjë në fuqi më 27 të këtij muaji, por është shtyrë për shkak të emërimit të një pajtuesi të ri në proces. Në ndërkohë punonjësit e DAP-it zhvillojnë çdo ditë protesta dyorëshe në vendet e tyre të punës. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR