• e premte, 27 dhjetor 2024

Fillkov - Loson: Gatishmëri për ndihmë ekspertësh për skanimin e situatave dhe thellimin e bashkëpunimit në forcimin e kapaciteteve të vendit në sferat kritike

Fillkov - Loson: Gatishmëri për ndihmë ekspertësh për skanimin e situatave dhe thellimin e bashkëpunimit në forcimin e kapaciteteve të vendit në sferat kritike

Shkup, 4 shtator 2024 (MIA) - Ministri i Drejtësisë Igor Fillkov ka realizuar takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, Metju Loson me të cilin biseduan për bashkëpunimin dypalësh, mbështetjen e projektit për reforma në gjyqësor, luftën kundër krimit të organizuar dhe realizimin e qëllimeve strategjike për anëtarësim në BE.

Ministri Filkov, informuan sot nga Ministria e Drejtësisë, theksoi se ka një rrugë të gjatë dhe të vështirë përpara për zbatimin e reformave në Këshillin gjyqësor, Këshillin e prokurorëve publikë dhe Akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë me qëllim të kthimit të besimit të qytetarëve në drejtësi.

Ambasadori Loson shprehu gatishmërinë për ndihmën e ekspertëve për skanimin e situatës dhe thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e kapaciteteve të vendit në fushat kritike.

"Mbretëria e Bashkuar mbetet të jetë partneri jonë më i madh strategjik, përfshirë Aleancën në NATO dhe thellimin e bashkëpunimit dypalësh në sferat e interesit të përbashkët", thuhet në komunikatë. qa/

Foto: Ministria e Drejtësisë

 

QËNDRONI TË LIDHUR