• e mërkurë, 04 shkurt 2026

Fillkov: Digjitalizimi dhe resurset njerëzore janë çelës për gjyqësi efikase dhe të pavarur

Fillkov: Digjitalizimi dhe resurset njerëzore janë çelës për gjyqësi efikase dhe të pavarur

Shkup, 3 shkurt 2026 (MIA) - Përforcimi i efikasitetit dhe pavarësisë së gjyqësisë është një prej prioriteteve më të larta shtetërore dhe parakusht për kthim të besimit të qytetarëve në institucione, porositi sot ministri i Drejtësisë në konferencën "Përforcimi i efikasitetit dhe pavarësisë së gjyqësisë në Maqedoni".

"Ky është moment kritik dhe vendimtar për sistemin e gjyqësisë. Në mënyrë të qartë dhe objektive duhet ta shohim gjendjen sepse vetëm përmes vlerësimit të saktë mund të vijmë drejt zgjidhjeve të qëndrueshme", theksoi Fillkov.

Ai theksoi se gjendjet në jurisprudencë janë hollësisht të analizuara dhe dokumentuara në dokumente relevante vendore dhe ndërkombëtare, mes të cilave strategjia zhvillimore e sektirëve për jurisprudencë 2024 - 2028, agjenda reformuese 2024 - 2027, strategjia nacionale për parandalim të korrupsionit dhe raportet e Komisionit evropian.

Theks i veçantë u vendos në udhërrëfyesin për zbatim të strategjisë për resurse njerëzore për rrjetin gjyqësor.

"Ky nuk është vetëm dokument teorik, por udhërrëfyes praktik dhe i zbatueshëm, i cili ofron rrugë të qartë dhe realizuese për përballjen me sfidat më urgjente në gjyqësi", theksoi ministri.

Ministria e Drejtësisë, në kuadër të kompetencave të veta ligjore, theksoi ai, gjatë viteve 2024 dhe 2025 ka konstatuar gjendje alarmante në jurisprudencë, të cilat drejtpërdrejtë korrespondojnë me indentifikimin e dobësive në udhërrëfyes.

"Masat e propozuara duhet të shqyrtohen seriozisht dhe të implementohen nëse me të vërtetë dëshirojmë rrezultate që do të jenë matëse, të dukshme dhe të qëndrueshme. Reformat duhet të sigurijnë plotësim të vendeve të punës, modernizim të infrastrukturës, përforcim të integritetit institucional dhe rritje të besimit të opinionit përmes transparencës dhe standardeve të larta etike", porositi ministri Fillkov.

Si një prej shtyllave kyçe të reformave u cek digjitalizimi i theksuar i jurisrpudencës.

"Investimet në sisteme të integruara për menaxhim me lëndë dhe dosje tëtësisht të digjitalizuara gjyqësore nuk janë e ardhmja - ato janë e tanishmja dhe nevojë reale", tha ministri duke shtuar se veglat digjitale do të mundësojnë sistemim më efikas të resurseve dhe qasje më të mirë drejt drejtësisë.

Në pjesën e aktiviteteve ligjdhënëse, ministri informoi se gjatë periudhës së kaluar janë prëgatitur rreth 30 ligje me të cilat zbatohen rreformat sistematike në jurisprudencë.

Ligji për Këshillin gjyqësor tashmë është miratuar, ndërsa për Prokurorinë publike së shpejti pritet të hyjë në procedurë kuvendore. Janë përgatitur edhe ligje të tjera si pjesë e resetimit të plotë të sistemit të jurisprudencë.

Foto: МIА

 

QËNDRONI TË LIDHUR