• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Fillimi i projektit "Mbështetje e BE-së për sundimin e drejtësisë"

Fillimi i projektit

Shkup, 21 shtator 2023 (MIA) - Në Shkup sot zyrtarisht do të shënohet fillimi i projektit "Mbështetje e BE-së për sundimin e drejtësisë", qëllimi i të cilit është forcimi i sundimit të drejtësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. 

Në këtë ngjarje, ekipi i projektit "Mbështetje e BE-së për sundimin e drejtësisë" do të informojë për aktivitetet dhe qëllimet e projektit, për bashkëpunimin me institucionet në vend, teknikat për përmirësimin e kapaciteteve njerëzore në kuadër të shfrytëzuesve kryesorë, si dhe mbështetjen  e BE-së për sundimin e drejtësisë. 

Fjalim kanë paralajmëruar ambasadori i Bashkimit Evropian në vend Dejvid Gir, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ministri i Drejtësisë Krenar Loga, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, si dhe përfaqësues të Ludvig Bolcman Gaselshaft - Instituti për të Drejtat Themelore dhe të Njeriut (LBI-GMR) dhe Qendra për Bashkëpunim Ndërkombëtar Juridik (CILC), Diter  Shindlauer, udhëheqës i ekipit të projektit, në rolin e lehtësuesit.

Projekti është i dizajnuar që t'i mbështesë institucionet relevante të cilat punojnë në sferën e drejtësisë, krimit të organizuar, luftës kundër korrupsionit dhe promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave themelore dhe të njeriut për përmirësimin e kapaciteteve të tyre, efektivitet dhe ndikim.

Projekti është financuar plotësisht nga Bashkimi Evropian, ndërsa zbatohet nga Ludvig Bolcman Gaselshaft - Institutit për të Drejta Themelore dhe të Njeriut (LBI-GMR), Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Sllovenisë, Ministrisë së Drejtësisë dhe Administratës Publike të Republikës së Kroacisë dhe Qendrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar Juridik (CILC).

Kohëzgjatja e projektit është 36 muaj me vazhdimin e paraparë për gjashtë muaj të shtesë me buxhet prej 10,25 milionë euro. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR