• e shtunë, 23 nëntor 2024

Fillimi i gjykimit të përsëritur për zjarrin në spitalin modular në Tetovë është shtyrë për në shtator

Fillimi i gjykimit të përsëritur për zjarrin në spitalin modular në Tetovë është shtyrë për në shtator

Tetovë, 26 qershor 2024 (MIA) - Fillimi i gjykimit të përsëritur në procesin gjyqësor lidhur me zjarrin në spitalin modular të Tetovës, sot në Gjykatën Themelore në Tetovë ishte shtyrë për më 25 shtator të këtij viti për shkak të mungesës së përfaqësuesve të Spitalit Klinik në Tetovë.

Gjykata e Apelit në prill të këtij viti mori vendim me të cilin urdhëroi që të ketë përsëri gjykim për ish drejtorët në Spitalin e Tetovës Florin Besimi dhe Artan Etemi, si dhe Institucionin Shëndetësor Publik Spitali Klinik në Tetovë si person juridik. Për mjekun Boban Vuçevski, Gjykata e Apelit në prill të vitit 2024 e refuzoi ankesën e Prokurorisë dhe e konfirmoi aktvendimin e shkallës së parë për shfajësim të tij.

Më 5 qershor 2023, Gjykata Themelore e Tetovës ka shqiptuar dënim me kusht për të akuzuarit drejtorët Florin Besimi dhe Artan Etemi për veprën penale "vepra të rënda kundër sigurisë publike", ndërsa personi juridik ISHP Spitali klinik është shpallur fajtor për veprën penale "Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm" në procesin gjyqësor pas zjarrit në spitalin modular në Tetovë në vitin 2021 ku humbën jetën 14 persona. Gjykata më pas vendosi të lirojë mjekun Boban Vuçevski dhe Spitalin Klinik për veprën penale "mosrespektim i rregullave shëndetësore".

Sipas aktgjykimit, të akuzuarve Florin Besimi dhe Artan Etemi u ishte konfirmuar dënimi me burg prej nga një vit e gjysmë, dënim me kusht dhe dënimi i shqiptuar me burg nuk do të kryhet nësë të akuzuarit çdonjëri për vete në kohë prej nga tre vjet nuk bëjnë vepër të re penale. Personi juridik duhej të paguante gjobë në të holla në vlerë prej një milion denarë, 30 ditë pas hyrjes në fuqi të vendimit. 

Procesi i parë gjyqësor u zhvillua pasi më 8 shtator 2021 14 persona i humbën jetët në zjarrin në spitalin modular në kuadër të Spitalit Klinik në Tetovë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR