• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Filkovi: Kormiza jonë ligjore duhet të përshtatet me ndryshimet teknologjike

Filkovi: Kormiza jonë ligjore duhet të përshtatet me ndryshimet teknologjike

 Shkup, 11 nëntor 2024 (MIA) - Cilësia e kornizës ligjore duhet të sigurojë qartësi, të inkurajojë inovacione dhe të mbështesë rritjen afatgjatë. Siç përballemi me sfida të reja - pavarësisht nëse shkaktohen nga ndryshimet teknologjike apo ndikime të caktuara mbi ekologjinë, konriza jonë ligjore duhet të përshtatet  në këto ndryshime, pa rrezikuar vlerat themelore si drejtësia, të drejtat dhe liritë e njeriut, porositi ministri i Drejtësisë Igor Filkovi në Konferencën Ndërkombëtare "Konkurrueshmëria Ligjore - Instrumente Ligjore për një Evropë më Konkurruese" në Budapest.

 Konferenca organizohet në kuadër të Presidencës hungareze me Këshillin e BE-së, ndërsa Filkovi mori pjesë me ftesë të ministrit të Drejtësisë të Hungarisë, Bence Tuzson.

Siç njoftuan nga Ministria e Drejtësisë, Filkovi në fjalimin e tij në konferencë është përqendruar në sfidat dhe risitë që sjell epoka digjitale, si dhe reformat në gjyqësor. 

 

"Që nga dita e parë pasi mora mandatin për të drejtuar resorin e Drejtësisë, filluam me reformat për ngritjen e një sistemi të pavarur gjyqësor, bazuar në analiza të përshtatshme dhe gjithëpërfshirëse, në debate publike me publikun profesionist dhe shoqërinë civile dhe përpiqemi që të të arrihen gradualisht efektet dhe rezultatet e dëshiruara. Reformat në gjyqësor dhe korniza e tij ligjore po zhvillohen në përputhje me Strategjinë Zhvillimore Sektoriale për Drejtësi për periudhën 2024-2028", theksoi Filkovi.

 Ai u përqendrua  në çështjen e së derregullimit, duke theksuar se në drejtësi ajo arrihet ekskluzivisht përmes zbatimit të kornizës ligjore cilësore, si detyrë kryesore e gjykatave, gjegjësisht gjykatësve.

 Duke folur për rrugën tonë drejt integrimeve evropiane dhe zgjerimit, Filkovi shprehu shpresë se interesat e përbashkëta do të ngrihen mbi interesat kombëtare të vendeve anëtare të caktuara, kështu që do të kalojmë në fazën tjetër të negociatave me hapjen e klasterit të parë.

 "Vij nga një shtet dhe jam pjesë e një kombi, i cili në për një periudhë vërtet të gjatë, pothuajse 20 vjet, po përpiqet të përmbushë një aynim dhe aspiratë për integrim dhe një vend të barabartë në Union të cilit i përket. Në rrugën drejt arritjes së qëllimit tonë përfundimtar, anëtarësimit në Bashkimin Evropian, jemi përballur me një sërë sfidash dhe parakushtesh, përmbushja e të cilave është e pritshme dhe e pranueshme. Megjithatë, duke e ngritur përcaktimin tonë personal dhe ndjenjën e përkatësisë si popull  dhe komb në nivelin e një pengese dypalëshe për perspektivat tona të ardhshme evropiane, të gjithë do të bini dakord se kjo bie ndesh me idetë dhe vlerat mbi të cilat mbështetet Bashkimi Evropian",  potencoi Filkovi.

 

Sipas Filkovit, është i pashmangshëm përshtatja e duhur e procesit të krijimit të kornizës ligjore dhe zbatimi i saj në praktikë.

Në konferencën dyditore në Budapest pjesëmarrësit debatuan edhe për inteligjencën artificiale si një nxitës i konkurrencës, ligjin digjital të BE-së, përmirësimin e cilësisë së rregulloreve ligjore, tendencat e reja rregullatore dhe rolin e teknologjisë në drejtësi.

Foto: Ministria e Drejtësisë

 

QËNDRONI TË LIDHUR