• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Filkov: Jam mirënjohës për ndihmën nga aleatët në zbulimin e rasteve të korrupsionit, por disa gjëra do të duhet t'i çojmë vetë deri në fund

Filkov: Jam mirënjohës për ndihmën nga aleatët në zbulimin e rasteve të korrupsionit, por disa gjëra do të duhet t'i çojmë vetë deri në fund

Shkup, 11 dhjetor 2024 (MIA) - Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov është mirënjohës për ndihmën nga aleatët në zbulimin e rasteve të korrupsionit, por konsideron se paraprin që institucionet kompetente në periudhën në vijim, ta çojnë deri në fund punën e vet.

"Unë jam mirënjohës ndaj partnerëve tanë që na ndihmojnë në procese, por disa gjëra do të duhet t'i çojmë vetë deri në fund. Në periudhën që pason, të shohim se çka do të ndodhë, të mos shpejtojmë me konkludime", tha Fillkov i pyetur përse nga institucionet kompetente të vendit nuk ka hetime për korrupsion për Grubin dhe gjykatësin Bexheti se kanë kryer korrupsion, ndërsa në SHBA tashmë kanë vlerësuar se ka.

Në pyetjen shtesë përse institucionet e vendit nuk kanë mundur t'i zbulojnë dhe ndjekin për korrupsion të kryer personat të cilët janë në "listën e zezë" në SHBA për të cilët kanë vlerësuar se tek ta ka veprim të korrupsionit, Fillkov konsideron se nevojiten harmonizimet.

"Unë nuk do të thosha se nuk munden. Kjo do të thotë se ne kemi shumë para nesh për harmonizim. Kështu që të presim, të shohim se çfarë do të thotë", tha Fillkov.

Lidhur me reformën e Këshillit gjyqësor, ai paralajmëroi se do të punohet në ndryshime, për të cilat deri më tani janë mbajtur tre debate. Paraprin edhe një javën e ardhshme, pas çka do t'i mbledhin gjërat dhe nga Ministria do të dalin me propozim konkret.

Për atë deri ku janë ndryshimet e Kodit penal, të cilat që nga vera i paralajmëroi, me të cilat duhet të parandalohen pasojat negative nga ndryshimet që janë bërë, ndërkaq me të cilat janë vjetëruar shumë vepra, të cilat janë të lidhura me vendosjen e Grubit dhe Bexhetit në "listën e zezë", Fillkov pret të përfundohen deri në fund të vitit.

"Shpreosj se deri në fund të vitit do të përfundojmë, pas çka do të dalim në konferencë për shtyp dhe do t'i rpezantojmë", tha ministri i Drejtësisë, Fillkov, i cili nuk tregoi se çka do të përmbajnë ndryshimet.

Ambasadorja amerikane, Anxhela Ageler, dje në konferencë për shtyp pas zgjerimit të "listës së zezë" të Departamentit amerikan të Shtetit me emrat e Artan grubit dhe Enver bexhetit, porositi se SHBA-ja do të vazhdojë të kërkojë përgjegjësi nga aktorët e korruptuar, dhe se shpreson se gjyqësia dhe strukturat për zabtimin e ligjit në Maqedoni të Veriut do ta bëjnë të njejtën gjë.

Ajo shtoi se dëshmitë mbi të cilat bazohet vendimi i këtillë, nuk ndahen me autoritetet e vendit tonë, për shkak të çështjeve lidhur me privatësinë, por as ndërkaq nuk duhet, sepse, thotë, dëshmitë të cilat i shqyrton Uashingtoni, që ne arritëm t'i mbledhim, si këtu në vend, ashtu edhe në Uashington, janë gjerësisht të kapshme.

Departamenti amerikan i Shtetit vendosi sanksione kundër ish-zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi dhe gjykatësit të Gjykatës së Apelit, Enver Bexheti për shkak të përzierjes së tyre në korrupsion të konsiderueshëm.

Sipas kumtesës nga e hëna, Grubi dhe Bexheti kanë pranuar ryshfet me qëllim që t'i minojnë proceset gjyëqsore lidhur me aktvendimin penal të Sasho Mijallkovit, ish-drejtori i Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim (DSK). Mijallkov u sanksionua në vitin 2022 për korrupsion të konsiderueshëm sipas Seksionit 7031(v) të Ligjit për operacione të jashtme dhe programe të lidhura të Departamentit të Shtetit.

Krahas sanksioneve për Grubin dhe Bexhetin, ndalesë për hyrje në SHBA janë vendosur edhe për anëtarët e familjeve të veta. ab/

Foto: МIА Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR