• e hënë, 30 dhjetor 2024

Filipov për MIA-n: Negociatat të vazhdojnë, në rerefendum me koka më të ftohta, me më shumë përvojë nga procesi negociues dhe me institucione të përforcuara

Filipov për MIA-n: Negociatat të vazhdojnë, në rerefendum me koka më të ftohta, me më shumë përvojë nga procesi negociues dhe me institucione të përforcuara
Shkup, 13 gusht 2022 (MIA) - Në matricën aktuale komplekse të marrëdhënieve të përgjithshme në vend, do të ishte më e pranueshme arritja e marrëveshjes në kuadër të Kuvendit, vazhdimi i negociatave, investimi i përpjekjeve të çdo qelize të shoqërisë për përfundimin e tyre më të hershëm dhe pastaj ka mundësi për referendum, thotë në një intervistë për MIA-n ambasadori prof. dr. Gjorgi Filipov. "Dihet përgjithësisht se nuk mund të mburremi me ndonjë përvojë të madhe pozitive nga zbatimi i referendumeve. Në vendet e tjera, referendumet zakonisht zhvillohen pasi të arrihet një marrëveshje me dy të tretat në Parlament dhe më pas bëhet kontrolli përfundimtar i vendimit përmes deklarimit më të gjerë të qytetarëve, d.m.th. referendum. Përvojat tona negative, nga të cilat nëse jemi të arsyeshëm, duhet të kishim mësuar tashmë diçka, janë për faktin se kërkesat për shpalljen e referendumit hidhen në tavolinën politike pasi partitë e kanë “përçarë” elektoratin. Në matricën e tanishme komplekse të marrëdhënieve të përgjithshme në vend, do të ishte më e pranueshme të arrihet një marrëveshje brenda Kuvendit, të vazhdohen negociatat, të bëhen përpjekjet e çdo qelize të shoqërisë për përfundimin e tyre më të hershëm dhe më pas të ketë mundësi për referendum", thotë Filipov i pyetur nëse është e mundur të mbahet referendum pas fillimit formal të procesit të negociatave, me insistimin e partisë opozitare VMRO-DPMNE. Ai konsideron se edhe ne, sipas shembullit të disa vendeve që tani janë anëtare të Unionit, mund të bëjmë një referendum para se të anëtarësohemi në Union. "Këtë mund ta bëjmë edhe ne, me kokë më të ftohtë, me përvojë të re nga procesi i negociatave, me institucione të forcuara të shtetit, me gjyqësor të përmirësuar, me reduktim të korrupsionit, më afër standardeve evropiane dhe me vetëdije se Maqedonia e Veriut do të jetë shumë më e fortë kur të jetë brenda unionit politik dhe ekonomik i popujve të Evropës, ku është vendi ynë, jo vetëm për shkak të përkatësisë gjeografike, por edhe për shkak të ndarjes së vlerave të përbashkëta evropiane", thotë ambasadori Filipov. Në intervistën për MIA-n, e cila do të publikohet e plotë nesër, FIlipov flet edhe për "propozimin francez", për atë historia sa është shmangur realisht në propozim, për akuzat për censurë kulturore, si dhe për harkun kohor kur mund të bëhemi pjesë e familjes evropiane. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR