• e martë, 20 janar 2026

Filipçe dënon sulmin në “Infomaks”, kërkon që pushteti ta zbardh rastin dhe të përgjigjet nëse është dakorduar plan për të pranuar emigrantë

Filipçe dënon sulmin në “Infomaks”, kërkon që pushteti ta zbardh rastin dhe të përgjigjet nëse është dakorduar plan për të pranuar emigrantë

Shkup, 11 dhjetor 2025 (MIA) - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe dënoi sulmin e mbrëmshëm ndaj gazetarëve të "Infomaksit" dhe u bëri thirrje Shoqatave mediatike të rreshtohen pas kolegëve të tyre, ndërsa institucionet kompetente ta zbardhin rastin.
Siç theksoi Filipçe në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, sipas informacioneve që disponon LSDM-ja, sulmuesi është anëtar i VMRO-DPMNE-së.

Filipçe i cili vlerësoi se në vend po ndodh skenari serb, ftoi të gjitha partitë, organizatat joqeveritare, studentët dhe figurat publike për një takim, që siç theksoi, "definimin e hapave të ardhshëm për Maqedoninë".

"Mbrëmë ndodhi një sulm fizik gjatë transmetimit drejtpërdrejt të programit. Ky është një incident i madh mediatik që pas ndërhyrjes në A1 në vitin 2010. Situata është alarmante dhe shumë serioze. VMRO-DPMNE e ka tradhtuar Maqedoninë. Me ditë po flasim për modelin e marrë nga Serbia. Po shohim të njëjtin skenar si dhjetë vite më parë kur sundonin Gruevski dhe Mijallkovi. Liria e qytetarëve dhe e mediave është nën kërcënim", theksoi Filipçe.

LSDM, kujton lideri i partisë, ka paralajmëruar prej ditësh se kryeministri Mickoski ka rënë dakord të pranojë emigrantë në Maqedoni.

"Prej ditësh kemi kërkuar përgjigje nëse është rënë dakord për një plan për të pranuar emigrantë, nëse do t'u jepet vendbanim, nëse do t'u sigurohet punë, nëse do të marrin më pas pasaporta të Maqedonisë, nëse planifikojnë t'i strehojnë në tenda apo t'u ndërtojnë banesa sociale. Por nuk ka përgjigje, përgjigjja është e qartë, emigrantë në qershor në Maqedoni", tha Filipce.

Ai është decid se janë planifikuar zgjedhje për pranverë. 

QËNDRONI TË LIDHUR