• e enjte, 26 dhjetor 2024

Filipçe: Tema për destabilizimin më gjasë është dakorduar midis VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së

Filipçe: Tema për destabilizimin më gjasë është dakorduar midis VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së

Shkup, 16 gusht 2024 (MIA) - Në aspekt politik VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së u përshtaten narrativet e konfliktit ndëretnik dhe destabilizimit, si dhe ZNAM-it të cilët janë tërësisht të margjinalizuar në qeveri dhe kanë mundësi të ringjallin narrativen e tyre nacionaliste, thotë kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në intervistën për të përjavshmen "Fokus".

Siç kumtojnë nga LSDM-ja, në intervistë lideri i kësaj partie beson se strategjia për ngritjen së tensioneve ndëretnike të cilën VMRO-DPMNE dhe BDI e kanë zbatuar para zgjedhjeve tani përsëri është kthyer në lojë.

"Nëse merret parasysh se BDI-ja i dha mbështetje VMRO-DPMNE-së për Ligjin për riorganizimin e ministrive, pa të cilin nuk do të mund të formohej Qeveria, atëherë nuk do të habitesha nëse e tëra është një strategji e dakorduar mes dy partive. Edhe nëse nuk është dakorduar ajo është në interes të të dyja palëve", thotë në intervistë Filipçe.

Sipas liderit të LSDM-së, Filipçe, skenarë të tillë të VMRO DPMNE-së të njohur prej më herët, do të ndikojnë negativisht në zhvillimin e ekonomisë dhe do të krijojnë frikë dhe konfuzion tek qytetarët.

"Për fat të keq, skenarë të tillë sjellin vetëm ngecje në zhvillimin e shtetit, ekonomisë, shumë konfuzion dhe frikë te qytetarët. Nuk kemi parë asgjë të mirë nga çështjet e pafundme ndëretnike, përveç tensioneve të shtuara dhe regresit të shtetit. Por, është mirë që për dallim nga mandati i mëparshëm i VMRO-DPMNE-së, tash qytetarët dhe opinioni i njohin shumë herët të njëjtat taktika, ndërsa edhe efekti i tyre është i dobët", thotë Filipçe.

Në intervistën përveç aktualitetit nga fusha e zhvillimeve politike në vend, ai flet edhe për strategjinë politike të LSDM-së dhe se si do të veprojë partia në periudhën e ardhshme, theksohet mes tjerash në kumtesën e partisë. rq/

Foto: LSDM

QËNDRONI TË LIDHUR