• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Filipçe: Qeveria dhe VMRO-DPMNE nuk kanë të drejtë ta bllokojnë të ardhmen e shtetit

Filipçe: Qeveria dhe VMRO-DPMNE nuk kanë të drejtë ta bllokojnë të ardhmen e shtetit

Shkup, 26 shtator 2024 (MIA) - Lideri i Lidhjes Socialdemokrate (LSDM) Venko Filipçe konsideron se Qeveria dhe VMRO-DPMNE nuk kanë të drejtë të bllokojnë të ardhmen e shtetit. Kushtet që duhet të plotësohen për anëtarësim në BE, thotë Filipçe, janë të qarta, të sakta dhe në asnjë moment nuk rrezikojnë interesat kombëtare dhe identitetin e shtetit.

"Vendime të vështira në emër të së ardhmes së shtetit duhet të bëjë çdo qeveri, qoftë edhe me çmim të rejtingut të saj. Gjithçka tjetër që thotë VMRO-DPMNE dhe kryeministri është justifikim, nuk ka rrezik as për shtetin, as për identitetin, as në aspekt kulturor, as atë të gjuhës. E gjithë kjo është e garantuar edhe me Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë. Ato janë të përfshira në Kornizën negociuese ashtu që të gjitha ato gjëra, së bashku me Bashkimin Evropian i cili është garantues kur fillojnë negociatat se nuk mund të ketë kërkesa të tjera irracionale nga Bullgaria, është diçka që VMRO-DPMNE duhet ta kuptojë dhe jo ta bllokojë vendin sepse nuk e kanë këtë të drejtë", tha Filipçe në emisionin “Samo intervju” (Vetëm intervistë) në Televizionin Kanal 5.

Sipas Filipçes, kryeministri Hristian Mickoski dhe zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski me deklaratat e tyre të pahijshme, thotë se kanë përkeqësuar raportet me Bullgarinë, prandaj Kuvendi bullgar sot miratoi deklaratë të re.

"Doli në dritë se padyshim ka pasur një lloj agjende të fshehur. Nuk mund të flasësh një gjë gjatë fushatës dhe tani të flisni diçka tjetër", tha Filipçe.

Komiteti i Përfaqësuesve të përhershëm të qeverive të shteteve anëtare në Bashkimin Evropian (KOREPER) miratoi vendim me të cilin Shqipëria më 15 tetor fillon procesin e negociatave për anëtarësim në BE, ndërsa, siç deklaroi zëdhënësja e KE-së për zgjerim, politikë të fqinjësisë dhe partneritete ndërkombëtare Ana Pisonero, KE pret fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut pas përmbushjes së kritereve relevante të dakorduara me Këshillin.

Pas kësaj, Mickoski në një deklaratë për media i uroi Shqipërisë fqinje shumë sukses, të përfundojë shpejtë procesin e negociatave dhe siç tha, ndoshta një ditë "rrugën tona do të takohen sërish në atë trajektore drejt anëtarësimit të plotë në BE". 

Sipas Mickoskit ne jemi i vetmi rast në të cilin marrëveshjet dypalëshe janë kushte në Kornizën negociuese. Më vjen keq që qeveria e mëparshme pranoi gjithçka në mënyrë ekzibicioniste, valëviti flamurin evropian duke grabitur popullin e vet. E shohim se situata është e tillë dhe e ndaj përshtypjen me një numër të madh të qytetarëve të Maqedonisë se nuk kemi më nevojë të pranojmë kushte në kurriz të koncesioneve kombëtare, koncesioneve të identitetit pa garanci, tha Mickoski.

"Për mua ky është një diktat, nëse ky është kushti që Maqedonia të vazhdojë negociatat atëherë këtë e thashë edhe në Bruksel - jo faleminderit, këto nuk janë vlerat evropiane në të cilat gjenerata ime është dashuruar, kurse këto janë ato vlera të cilat i kanë përcaktuar Adenauer, Degasperi dhe Shumani dhe prandaj e ndava idenë, le të flasim, mos përdorni diktat, mos na kushtëzoni me diktat, unë dua të diskutoj se sa e nevojshme është të gjejmë një zgjidhje, padyshim që tani nuk kemi zgjidhje", theksoi Mickoski.

Lidhur me Propozim- ligjin për "branitellat" që është iniciuar nga deputetja Sllavjanka Petrovska, Filipçe tha se bëhet fjalë për ligj që nuk ka dimension etnik.

"Në mesin e tyre ka maqedonas, shqiptarë, dhe turq... Një pjesë e tyre janë kompensuar edhe me ligjin e kaluar që është miratuar, por edhe ligji që u propozua nga VMRO-DPMNE vitin e kaluar përmes një grupi deputetësh nuk ishte kaq gjithëpërfshirës siç e propozojmë tani, gjegjësisht nuk i ka përfshirë të gjithë pjesëtarët e Armatës dhe policisë dhe familjarët e tyre", ka thënë Filipçe.

Foto: LSDM

 

QËNDRONI TË LIDHUR