• e premte, 27 dhjetor 2024

Filipçe: Qëndrimi im personal është se duhet të përkrahet interpelanca për Gashin

Filipçe: Qëndrimi im personal është se duhet të përkrahet interpelanca për Gashin

Shkup, 2 shtator 2024 (MIA) - Qëndrimi im personal është se interpelanca e kryetarit të Kuvendit duhet të përkrahet për shkak se shumë shkelje janë bërë dhe në opinion ishim ne ata që informuam për këto punë. Jo vetëm ne, institucione dolën dhe e kanë konstatuar shkeljen e rregullave të caktuara të sjelljes së funksionarëve. Megjithatë, më lejoni, ky është vetëm qëndirmi im, të cilin unë do ta mbrojë dhe do ta eksponoj gjatë koordinimit të sotëm, por lejoni që partia të merr qëndrim zyrtar, u përgjigj sot në pyetjen e gazetarëve kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, i cili ka marrë pjesë në fillim të vitit të ri shkolor në SHF "Kole Nedellkovski" në Shkup.

Në pyetje të gazetarëve për takimin me ish ministren e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska dhe nëse konfirmohen parregullsi, do të kërkoj që ajo të tërhiqet nga funksionet, lideri i LSDM-së vlerëson se partia në pushtet duhet t'i japë të gjitha dokumentet në institucione, e jo të bëjë PR partiak.

"Vlerësoj se është absolutisht e palejuar që partia që është në pushtet të shfrytëzojë informata të tilla dhe vetëm t'i publikojë në konferenca partiake për shtyp. Kjo në njëfarë mënyrë është PR partiak, i cili nuk di si është në dobi të tyre, me siguri ata vet e dinë. Duhet të intervenojnë dhe t'i japin të gjitha dokumentet, të cilat i kanë në institucione, ata të hapin procedura dhe nëse konfirmohet ndonjë përgjegjësi, përmes asaj përgjegjësie të ndërmerren masa adekuate", tha Filipçe.

Në pyetje se cili është qëndrimi i tij lidhur me deklaratën e kryetarit të Gjykatës kushtetuese për përdorimin e Ligjit për gjuhët, i cili u miratua kur LSDM-ja ishte në pushtet dhe a mund heqja eventuale e këtij ligji të ketë pasoja dhe të shkaktojë trazira, kryetari i LSDM-së tha se nuk do të komentonte deklaratë të asnjë institucioni tjetër dhe sa është i informuar ai, Gjykata kushtetuese nuk ka vendosur për përdorim të përgjithshëm të Ligjit për gjuhë, por për të pjesshëm. Lidhur me atë, partia do të merr qëndrim dhe gjatë ditëve të ardhshme do të prononcohet me kumtesë. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR