• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Filipçe: Propozim-ligji për kredinë nga Hungaria të miratohet në procedurë të rregullt, qytetarët të jenë të informuar

Filipçe: Propozim-ligji për kredinë nga Hungaria të miratohet në procedurë të rregullt, qytetarët të jenë të informuar

Shkup, 12 shtator 2024 (MIA) - Deputetët e LSDM-së kërkojnë të tërhiqet ligji për kredinë nga Hungaria në procedurë të shkurtuar dhe ai të miratohet në procedurë të rregullt, për të të organizohet debat me përfshirje të opinionit të ekspertëve. Propozim ligji, siç tha, është korruptues dhe vendi vihet në pengmarrje detyruese dhe politike ndaj Hungarisë.

Deputeti dhe lider i LSDM-së, Venko Filipçe sot në konferencë prë shtyp në Kuvend kërkoi ligji të sillet në procedurë të rregullt, të organizohet debat publik dhe të sillet në pajtim me Rregulloren. Filipçe tha se kryetarja e Komisionit për financim dhe buxhet, Sanja Llukarevska nuk do ta vendosë në rend dite ligjin për kredinë, ndërsa sipas Rregullores së re për punën e Kuvendit nëse kryetari i trupit punues nuk thirri mbledhje kur është i detyruar ta bëjë atë nëse trupi i punës nuk ka kryetar, mbledhjen e thirrë kryetari i Kuvendit i cili e cakton edhe kryesuesin deri në përfundim të mbledhjes (neni 126 i Rregullores).

Sipas tij, me sjelljen e ligjit me procedurë të shkurtuar qëllimi i Qeverisë është qytetarët të na dëgjojnë hollësisht për ligjin dhe të dëgjojnë se çka fshihet prapa këtij detyrimi.

Filipçe konsideron se në ligj ka elemente të qarta korruptuese. "Fillimisht ky detyrim është arritur që kur VMRO-DPMNE ishte në opozitë, tërësisht jashtë institucioneve dhe në katër sy. Siç ishte dakorduar atëherë ligji jashtë të gjitha procedurave, ashtu edhe tani qeveria dëshiron ta votojë jashtë çdo debati dhe analize. Këtë LSDM e konsideron skandal", tha Filipçe.

LSDM kërkon të shfrytëzohen të gjitha mekanizmat për debat publik për këtë ligj.

Sipas Rregullores së re për punën e Kuvendit, nëse kryetari i trupit punues, këtë rast, llukarevska, nuk thërret mbledhje në afat prej 24 orëve, mbledhjen e thirrë kryetari i Kuvendit i cili e cakton edhe kryesuesin deri në përfundim të mbledhjes (neni 126 i Rregullroes). Se brenda cilit afat duhet të bëhet kjo, nuk është saktësohet. ab/

Foto: LSDM

QËNDRONI TË LIDHUR