• e mërkurë, 08 janar 2025

Filipçe: Pres që ky vit, para së gjithash të jetë i qetë dhe i sigurt

Filipçe: Pres që ky vit, para së gjithash të jetë i qetë dhe i sigurt

Shkup, 7 janar 2025 (MIA) - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sot nga Kisha kryesore "Shën Klimenti i Ohrit" në Shkup, të gjithë qytetarëve të cilët e festojnë këtë festë, ua uroi lindjen e Krishtit - Krishlindjen.

"Dëshiroj ditë të qeta festive, ashtu siç e jep tradita, në rrethin e familjes, miqve dhe të afërmëve", tha Filipçe.

Ai shtoi se bota në të cilën jetojmë po ndryshon në mënyrë shumë dinamike dhe drastike dhe prandaj dëshsiroi që ky vit, para së gjithash të jetë i qetë dhe i sigurt.

Foto dhe video: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR