• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Filipçe: Në çdo cikël të ardhshëm të zgjedhjeve do të dalim në mënyrë shumë të organizuar dhe shumë më të suksesshme

Filipçe: Në çdo cikël të ardhshëm të zgjedhjeve do të dalim në mënyrë shumë të organizuar dhe shumë më të suksesshme

 Shkup, 4 nëntor 2024 (MIA)  - Jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje nga sot e tutje. Në çdo cikël të ardhshëm të zgjedhjeve do të dalim në mënyrë shumë më të organizuar dhe më të suksesshme, theksoi sot në një konferencë për media kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Sipas Filipçes, fakti që ka paralajmërim për zgjedhje të parakohshme parlamentare vetëm pak muaj pas formimit të Qeverisë është dëshmi se Qeveria nuk po shkon mirë. 

Ai thotë se anketa e tyre në terren tregon se 65 për qind e qytetarëve nuk janë të kënaqur me punën e Qeverisë. 

 "Anketa jonë në terren tregon se 65 për qind e qytetarëve nuk janë të kënaqur me punën e Qeverisë. Kjo do të thotë se dy në tre qytetarë nuk janë të kënaqur me politikat ekonomike, me rënien e standardit të jetesës, nga rruga jonë evropiane. Gjithashtu, është edhe një mesazh që VLEN dhe ZNAM kanë një rol të margjinalizuar dhe praktikisht mbështetje të përgjysmuar", tha Filipçe.

Filipçe theksoi se janë duke punuar intensivisht për të fituar besimin e anëtarëve dhe simpatizantëve të tyre, ndërsa theksoi se ka një përmirësim të dukshëm të atmosferës në organizatat partiake komunale. 

 "Ajo që unë dhe të gjithë bashkëpartiakët e mi kemi punuar intensivisht në muajt e fundit është fitimi i besimit të anëtarëve dhe simpatizantëve tanë. Mund të them se kemi fidbek, ka një përmirësim të dukshëm të atmosferës brenda organizatave partiake komunale, është kthyer entuziazmi, na afrohen shumë anëtarë, por edhe ata që nuk kanë votuar, kanë qëndruar në shtëpi apo kanë votuar ndonjë subjekt tjetër politik. Edhe pse ai proces nuk është i lehtë dhe kërkon kohë, mendoj se rruga e konsolidimit definitivisht ka filluar", tha Filipçe.

 Ai përkujtoi se kongresi i LSDM-së është caktuar për më 20 nëntor, ku do të zgjidhet këshilli i ri qendror, nga i cili do të dalë këshilli i ri ekzekutiv dhe lidershipi i ardhshëm i partisë.

I pyetur për udhëtimin e tij në Dubai, Filipçe tha se nuk dëshiron të komentojë gjëra nga jeta e tij private. 

 Lidhur me kryetaren e LDP-së-së dhe deputete Monika Zajkova, Filipçe është përgjigjur se merr ajo pjesë në koordinimet e grupit parlamentar, ndërsa sot mungon për shkak se është në një udhëtim pune në SHBA.

Foto: Printskrin 

QËNDRONI TË LIDHUR