• e shtunë, 23 nëntor 2024

Filipçe: LSDM ka parashtruar ligj për heqjen e TVSH-së për produktet ushqimore, Qeveria të fillojë ta zbtojë Ligjin për praktika të padrejta tregtare

Filipçe: LSDM ka parashtruar ligj për heqjen e TVSH-së për produktet ushqimore, Qeveria të fillojë ta zbtojë Ligjin për praktika të padrejta tregtare

Shkup, 4 nëntor 2024 (MIA) - Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) sot në Kuvend ka parashtruar Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar, me të cilin parasheh heqjen e TVSH-së për produktet ushqimore, respektivisht nga pesë për qind në zero për qind TVSH, për të gjithë produktet themelore ushqimore.

Propozim ligjin, sot në konferencë për media në Kuvend, e prezantoi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, sipas të cilit, ndryshimet do të nënkuptojnë kursime mujore për qytetarët prej 1.200 deri në 2.000 denarë.

"Ajo që është më me rëndësi është se për zbatimin e propozim ligjit nuk kërkohet sigurimi i mjeteve financiare dhe kjo masë nuk do të mund të mos respektohet nga tregtarët, siç ndodhi me masat e Qeverisë së Hristijan Mickoskit", tha Filipçe. dhe u bëri thirrje të gjithë deputetëve, pavarësisht ideologjisë politike, të mbështesin ligjin.

Filipçe potencoi se masa qeveritare për "gjoja produkte më të lira themelore ushqimore" u tregua krejtësisht joefektive dhe se shporta konsumatore është ulur për vetëm 57 denarë, derisa në të njëjtën kohë pagat po ulen.

Lideri i LSDM-së, mes tjerash, edhe një herë i ka bërë thirrje Qeverisë që menjëherë të fillojë me zbatimin e Ligjit për praktika të padrejta tregtare, me të cilin, siç potencoi, do të mbrojë buxhetin e qytetarëve dhe do të zvogëlojë arbitraritetin e tregtarëve dhe furnizuesve.

"Qeveria duhet të taktizimin me Ligjin për praktikat e padrejta tregtare dhe të fillojë ta zbatojë atë menjëherë. Ky ligj përfshin mbi 2.600 produkte bujqësore, të cilat tashmë janë të definuara dhe një zgjidhje e gatshme e zbatueshme, që e miratoi Qeveria e LSDM-së", deklaroi Filipçe.

Filipçe, gjithashtu, tha se LSDM-ja përsëri do ta dorëzojë Ligjin për rritjen e pagës minimale në 450 euro, i cili u refuzua nga koalicioni qeveritar me arsye se nuk ka implikime fiskale.

"LSDM përsëri do të propozojë Ligjin për rritjen e pagës minimale në 450 euro, të cilin koalicioni qeveritar e hodhi poshtë me arsyetimin se nuk ka implikime fiskale. Ndërsa, ndërkohë pranoi ligje tjera të parashtruara nga VMRO-DPMNE-ja pa implikime fiskale. Dënojmë fuqishëm funksionimin e Kuvendit, sipas standardeve të dyfishta dhe zbatimin e praktikave të veprimit sipas interpretimeve individuale të rregullores së punës", tha Filipçe.

Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja, kujton LSDM-ja, në një periudhë shtatëvjeçare ka krijuar politika për rritje të vazhdueshme të pagave dhe përmirësim të standardit jetësor të punonjësve.

Në konferencën për media, Filipçe potencoi se në këtë periudhë qytetarët presin politika dhe masa të përgjegjshme, të cilat do të rezultojnë me efekte reale.

"Nuk është koha për fjalë boshe, por për politika të guximshme dhe të përgjegjshme që do të sigurojnë rezultate të dukshme. Qytetarët meritojnë një Qeveri, e cila kujdeset dhe punon në interes të qytetarëve. LSDM-ja si parti përgjegjëse do të jetë gjithmonë në anën e qytetarëve. Lufta jonë është që për çdo familje të ketë një jetë dinjitoze, një standard më të mirë jetësor, me të cilin të gjithë qytetarët do të mund të mbulojnë pa shqetësime nevojat e tyre elementare", potencoi Filipçe. rq/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR