Filipçe: Laura Koveshi le të vijë dhe të njihet personalisht me mashtrimet me fondet evropiane
- Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, sot në një konferencë për shtyp tha se kanë formuar një Ekip Kundër Korrupsionit i cili do të hetojë skandalet, do të analizojë dokumentet dhe do t'ia prezantojë publikut, si dhe se e ka ftuar kryeprokuroren Evropiane Laura Koveshi të vizitojë vendin për të, siç tha, të njihet rreth malverzimeve të fondeve evropiane.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 12:03, 5 dhjetor, 2025
Shkup, 5 dhjetor 2025 (MIA) - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, sot në një konferencë për shtyp tha se kanë formuar një Ekip Kundër Korrupsionit i cili do të hetojë skandalet, do të analizojë dokumentet dhe do t'ia prezantojë publikut, si dhe se e ka ftuar kryeprokuroren Evropiane Laura Koveshi të vizitojë vendin për të, siç tha, të njihet rreth malverzimeve të fondeve evropiane.
"LSDM fton prokuroren Evropiane Laura Koveshi të vizitojë Maqedoninë. Që të njihet personalisht me malverzimet që VMRO-DPMNE po bën me fondet evropiane, përfshirë, siç është tashmë e qartë, programin IPARD, në të cilin janë në rrezik 130 milionë euro. Nuk mund t'u besojmë institucioneve të pushtetit, presionit të qeverisë që është mbrojtëse e krimit me sjelljen e saj, dhe që është mbi ligjin dhe mbi interesin publik. Shohim se e vetmja gjë që po bën pushteti, veçanërisht me skandalet, veçanërisht me këtë me fondet IPARD, është defokusimi i publikut. Në vend që të kenë përgjegjësi pas arrestimit të drejtorit të tyre, anëtar i VMRO-DPMNE-së, drejtorit të Agjencisë për Mbështetje Financiare, shohim vetëm spin, vetëm akuza ndaj opozitës", tha Filipçe.
Ai shprehu pritje se me përfshirjen e Laura Koveshit, ky rast do të sqarohet plotësisht, dhe ajo që është e rëndësishme, thotë, është të sigurohemi që një skandal i tillë me paratë evropiane të mos ndodhë përsëri.
"Por faktet janë të qarta, ndodhi përvetësimi më i madh i parave evropiane në Maqedoni, fondet IPARD, dhe atë njerëz anëtarë të VMRO-DPMNE-së, njerëz të afërt me kryeministrin Hristijan Mickoski. Ky nuk është një vilajet i errët i VMRO-DPMNE-së, për të luajtur me fatin e Maqedonisë, me të ardhmen evropiane të qytetarëve dhe me fondet evropiane që janë të destinuara për një jetë më të mirë për qytetarët dhe për një sistem më të mirë në shtet", tha Filipce.
Lidhur me ekipin kundër korrupsionit në kuadër të programit të tyre "Fuqi e re", tha se ai do të përbëhet nga një ekip profesional këshilltarësh, ekspertë në fushën e drejtësisë, në fushën e financave, por mbi të gjitha aktivistë dhe studiues të rinj të LSDM-së, të cilët do të hulumtojnë skandalet, do të analizojnë dokumentet, do t'ia paraqesin ato publikut, do t'i zbulojnë të gjitha skemat e korrupsionit, pas së cilës do të paraqesin raporte përkatëse institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare.
Paralajmëroi edhe se do të publikojnë një platformë në të cilën çdo qytetar, nga kudo në vend, nga çdo fshat, qytet, komunë, rajon, do të jetë në gjendje të raportojë raste të dyshuara për korrupsion, të paraqesë prova dhe materiale.
Ndihmë, thotë Filipçe do të kërkojnë ndihmë dhe do të paraqesin një iniciativë pranë institucioneve antikorrupsion në Itali, të cilat me dekada kanë luftuar kundër mafias më të organizuar evropiane, Koza Nostra dhe janë përballur, thotë, me të.
"Parandalimi ka dështuar, korrupsioni është përshkallëzuar dhe gjithçka duhet të hetohet, sepse vjedhja duhet të ndalet. Kushdo që vodhi do të mbahet përgjegjës", vlerësoi Filipçe.
Foto: LSDM