• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Filipçe kërkon që Mickoski informacionet për destabilizim të mundshëm t'i ndajë me institucionet, nga BDI thonë se janë parti garancë e paqes

Filipçe kërkon që Mickoski  informacionet për destabilizim të mundshëm t'i ndajë me institucionet, nga BDI thonë se janë parti garancë e paqes

 Shkup, 5 gusht 2024 (MIA) - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe i bëri thirrje kryeministrit Hristijan Mickoski, nëse posedon ndonjë informacion për destabilizim të mundshëm apo prishje të paqes në vend, që menjëherë t'i ndajë me institucionet kompetente.

 "Përndryshe, ai bëhet bashkëpunëtor ose faktor politik që ndoshta nga situata e tillë  ka interes. Informacionet për destabilizimin  të cilat dy ditë me radhë i plason kryeministri shkaktojnë shqetësim te qytetarët, ndërsa është përgjegjësi e tij personale të parandalojë një situatë të tillë. Nëse ai vetë nuk e ndan informacionet, i bëj thirrje organeve hetimore që të nisin procedimet dhe të hetojnë këto pretendime. Si kryetar i LSDM-së, e cila është parti përgjegjëse, gjithmonë jam kundër çdo formave të destabilizimit. Gjithashtu, nuk guxon të lejojë as manipulime të ndjenjave të qytetarëve dhe shkaktim të gjendjes së tensionuar, pa veprim konkret nga shteti", ka shkruar Filipçe në Fejsbuk.

 

Përmes një komtese reaguan edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), duke thënë se si parti shtetformuese janë garancë e paqes, stabilitetit, mirëqenies dhe të ardhmes evropiane të vendit.

"Pa dashur t’i komentojmë spinet dhe bllofet politike, duam të qartësojmë se ne kemi marrë mandat dhe përgjegjësi nga votuesit shqiptarë për të mbrojtur legjitimitetin, vullnetin politik dhe dinjitetin e votës dhe popullit shqiptar në Maqedoni të Veriut. Do t’i ndërmarrim të gjitha masat dhe mjetet demokratike për të ndaluar poshtërimin dhe majorizimin e shqiptarëve nga imponimi i vazalëve. Sa i takon akuzave të pabaza për shkelje ligji, edhe njëherë ftojmë partitë politike për veting të të gjithë bartësve të funksioneve publike me asistencë ndërkombëtare. Vetëm kjo do t’i ndalojë bllofet, gjuetinë e shtrigave dhe keqpërdorimin e luftës kundër korrupsionit për qëllime politike. Ftojeni menjëherë komunitetin ndërkombëtar të dërgojë ekspertë për veting të plotë për secilin prej nesh dhe prej jush, përfshirë edhe hetimin për procesin e privatizimit!

 

Kemi informacione me të cilat disponojmë, të marra nga disa kanale, se kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), në përpjekje për të mbrojtur kapitalin që ka krijuar në 20-22 vitet e fundit, do të ndërmarrë hapa në drejtim të destabilizimit të shtetit, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

 Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve lidhur me qëndrimet e Mickoskit të shprehura këtë fundjavë, se BDI kërcënon imazhin ndëretnik në vend dhe paraqet kërcënim për paqen dhe stabilitetin e Maqedonisë si shtet, kryeministri theksoi se pret që të ndodhë këtë vjeshtë,   por megjithatë, thotë, koha do të tregojë nëse informacionet që disponon janë të sakta  apo jo.

 Foto MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR