• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Filipçe: Kërkesa për rritjen e pagave është nga punëtorët, jo nga LSDM-ja

Filipçe: Kërkesa për rritjen e pagave është nga punëtorët, jo nga LSDM-ja

Strumicë, 26 gusht 2024 (MIA) - Kërkesat për rritje të pagave vijnë nga punëtorët, ndërsa jo nga LSDM-ja dhe këtë duhet ta dijë mirë kryeministri dhe përveç asaj që duhet të dijë të planifikojë rritjen e pagave të punëtorëve dhe jo të vazhdojë me politikë të kohës së pushtetit të kaluar të VMRO DPMNE-së, kur Maqedonia e Veriut ishte parajsë për fuqi punëtore të lirë, deklaroi sot kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.

Sipas liderit të LSDM-së, qytetarët dhe punëtorët e kanë parë se çfarë do të thotë kur një qeveri, Qeveria e LSDM-së me të vërtetë kujdeset për ta.

"Gjatë tre krizave më të mëdha të njëpasnjëshme ne gjetëm para dhe rritëm pagat. Mund ta imagjinoni se çfarë do të ndodhte nëse tani kësaj qeverie do t'i ndodhnin kriza të tilla. Nuk ia del dot në këto kushte kur nuk ka krizë, ndërsa jo e kundërta, Zoti na ruajt, nëse ndodh një krizë dhe çfarë do të ndodhë me shtetin nëse e udhëheq VMRO DPMNE. Ne nuk e lejuam këtë dhe në kohët më të vështira vazhdimisht ua rritëm pagat të gjithë punëtorëve, sepse ata janë partnerët tanë natyror", theksoi Filipçe gjatë vizitës së sotme në Strumicë për të vendosur gurthemelin e një tregu të ri.

Në pyetjen e gazetarëve se punëtorët kërkojnë rritje të pagave, ndërsa qeveria fajin për pamundësinë e rritjes së tyre ia hedh Qeverisë së kaluar, Filipçe u përgjigj se deklarata e kryeministrit për futjen e sindikatave në një lloj marrëdhënie me LSDM është fyerje dhe poshtërim i të gjithë punëtorëve dhe tentativë ndaj opinionit për të defokusuar skandalet e mëdha që i ndodhin Qeverisë që nga fillimi i punës së saj dhe siç theksoi, "nga paaftësia e tmerrshme e ekipit të Mickoskit për t'u marrë me të gjitha sfidat".

"Nëse qeveria e LSDM-së ka mundur të gjejë para në krizat më të mëdha, atëherë përrallat për fëmijët e vegjël janë se nuk ka para në buxhet", tha Filipçe.

Për atë se nëse LSDM-ja do ta mbështesë interpelancën e kryeparlamentarit Afrim Gashi, kryetari i LSDM-së tha se gjatë kësaj jave do të koordinohen me grupin parlamentar dhe do të marrin qëndrim.

Sipas Filipçes, çështja kryesore është se pse VMRO DPMNE-ja nuk fillon procedurë për zëvendësimin e Gashit në kontekstin e të gjitha paralajmërimeve dhe deklaratave të partisë në pushtet për punën e përgjegjshme të çdo funksionari që emërohet në funksionin përgjegjës.

"Çdo ditë dëgjojmë se si kryeministri flet për përgjegjësi, për punë të përgjegjshme, ndërsa MPB-ja ka zbuluar dhe ka nxjerrë në një dokument me shkrim sjelljen e pahijshme dhe sjelljen e paligjshme të kryetarit të Kuvendit. Me këtë ra në ujë premtimi i VMRO DPMNE-së për qeverisje të përgjegjshme", ka thënë Filipçe. rq/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR