• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Filipçe: Gabuam me ndryshimet e Kodit penal, apelojmë deri te Qeveria që të miratohet ligj i ri i cili tashmë është përgatitur sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare

Filipçe: Gabuam me ndryshimet e Kodit penal, apelojmë deri te Qeveria që të miratohet ligj i ri i cili tashmë është përgatitur sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare

Shkup, 25 korrik 2024 (MIA) - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sot dërgoi apel deri tek Qeveria që ta vë në diskutim publik Kodin e ri penal i cili siç tha ai është përgatitur dhe ndodhet në Ministrinë e Drejtësisë. Në lidhje me atë se përse tani ka ndryshim në qëndrim, duke qenë se me ndryshimet e mëparshme vjetërsoheshin një numër i madh lëndësh, shkaktuan reagime në publik dhe u justifikuan nga Qeveria e kaluar, ai tha se po e bën këtë si kryetar i ri i partisë tashmë opozitare, pasi panë reagimet negative të qytetarëve, por edhe në sferën profesionale.

"Është përgatitur Kodi i ri penal i cili ka filluar në vitin 2017 nga ministrja Deskoska, ai është gati, i përfunduar. Apelojmë deri tek Qeveria që ta vendos në diskutim publik. Ai është një ligj i ri, është bërë tërësisht në koordinim me institucionet ndërkombëtare sipas terkut, shembullit të Kodit penal të Gjermanisë dhe mendoj se duhet të jetë sa më shpejt në diskutim publik, të shqyrtohet nga ekspertët, duhet të japin mendimin e tyre, të përfshihet paneli i ekspertëve dhe së bashku me konsensus të sillet si i tillë, siç i ka hije Kodit penal. Nuk mjafton të thuhet se gabuam me miratimin e një ligji të tillë, këtu po shkojmë një hap më tej për ta korrigjuar atë gabim në këtë mënyrë", tha Filipçe dhe theksoi se ky hap është edhe për shkak të asaj që qytetarët e manifestuan drejt LSDM-së gjatë zgjedhjet për sa i përket votave të fituara.

Theksoi se propozojnë një zgjidhje solide për vazhdimin e rrugës së bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare, të cilat nuk na kanë përkrahur në periudhën e kaluar, si dhe me vendet individuale si Holanda dhe SHBA-të, të cilat kanë bërë investime të mëdha në reformimin e gjyqësorit.

"Të gjitha ligjet e propozuara janë me vërejtjet e pranuara të misionit vlerësues dhe ajo mendoj se duhet pasur parasysh. Domethënë, ne kemi zgjidhje shumë solide. Apelojmë deri tek Qeveria që ta vendosim në debat publik që ta miratojmë atë ligj së bashku", theksoi Filipçe dhe shtoi se kanë bërë gabim me ndryshimin e Kodit penal.

Theksoi se tani ai si kryetar i partisë nuk do t'i mbyllë sytë para kritikave, përderisa ato janë të qëndrueshme dhe apeloi deri tek Qeveria që së bashku të mbështesin miratimin e Kodit penal tashmë të përgatitur.

"Më lejoni të them se unë shfrytëzoj të drejtën si kryetar i ri i partisë për të iniciuar disa gjëra që duhen bërë. Nuk po ia hedh fajin askujt tjetër. Unë jam kryetar i partisë dhe çdo gjë në parti nuk mund të them absolutisht se nuk jam pjesë e saj. Por si kryetar i ri, këto janë gjërat që unë po inicioj. Këto vërejtje nuk janë pa nevojë. Këto vërejtje kanë një arsye që vjen nga KE-ja në raport. Të mos i mbyllim sytë, le t'i zbatojmë. Është e qartë se kjo është rruga përpara", tha Filipçe.

Lideri i opozitës deri më tani nuk ka biseduar me kryeministrin Mickoski për këtë çështje, ai tha se kjo është iniciativë e tij e parë në publik dhe në përputhje me përgjigjen do t'i ndërmarrë hapat e ardhshëm.

"Pritjet e mia janë që të shohim se cila do të jetë përgjigja sepse Qeveria është ajo që duhet ta vendos ligjin në debat publik. Të shohim se çfarë do të përgjigjen dhe çfarë do të thonë dhe të ndërmarrim hapat e mëtutjeshëm", shtoi Filipçe.

Në lidhje me shpërbërjen e plotë të përbërjes aktuale të Këshillit gjyqësor dhe Këshillit të prokurorëve publik që është e përfshirë në programin e VMRO-DPMNE-së, Filipçe beson se kjo nuk është shenjë e mirë, se nuk bie ndesh me miratimin e bashkësisë ndërkombëtare dhe shtoi se të gjitha reformat në sistemin e drejtësisë duhet të bëhen me mbështetjen ndërkombëtare. Theksoi dhe se ka informacione jozyrtare se Qeveria i ka dërguar një letër Brukselit lidhur me agjendën e reformave dhe ka kërkuar që të thuhet se çfarë ka në atë letër dhe nëse i kërkohet Brukselit ndryshimi i agjendës reformuese.

Në lidhje me akuzat nga VMRO-DPMNE-ja për vilën miliona dollarëshe në Vodno, për lidhje me familjen Panovski dhe rasti i Onkologjisë, ai tha se puna e tij ka qenë gjithmonë e ndershme dhe se akuzat nuk janë ngritur as për haciendën as për automjetin.

"Nuk mund ta shpjegoj origjinën e parave për diçka që nuk e kam, nuk kam vilë, as veturë luksoze", tha Filipçe dhe shtoi se ato janë të babait të gruas së tij dhe as që e ka vizituar atë pronë.

Në lidhje me eurointegrimet, Filipçe beson se procesi është rikthyer para dhjetë viteve dhe se është një problem i hapur i cili është plotësisht i mbyllur, ndërsa ky është problemi me Greqinë.

"Mickoski nuk ka pasur asnjë takim konkret me asnjë delegacion apo kryeministër të një vendi partner strategjik për të përmbushur kërkesat tona. Përkundrazi, shohim vetëm një aleancë me Orbanin dhe një perspektivë të paqartë. VMRO-DPMNE-ja duhet të dalë dhe të tregojë qartë se ku po e çon vendin, cili është plani dhe në çfarë afati planifikon ta bëjë atë", potencoi Filipçe.

Theksoi se VMRO-DPMNE dhe Mickoski premtuan kushte më të mira në negociata dhe ndryshim të kornizës së negociatave dhe se këtë qytetarët presin nga ata.

"Dhe LSDM-ja është në pritje të kësaj dhe do të mbështesë çdo përpjekje për kushte më të mira dhe garanci të cilën do ta siguron VMRO-DPMNE-ja. Por, ne nuk do të mbështesim bllokimin e procesit dhe hapjen e konflikteve të reja", tha Filipçe. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR