• e enjte, 26 dhjetor 2024

Figaro: Parlamenti francez do të debatojë nëse “Vagner”-i është organizatë terroriste

Figaro: Parlamenti francez do të debatojë nëse “Vagner”-i është organizatë terroriste

Paris, 9 maj 2023 (MIA) - Parlamenti francez sot do të debatojë nëse kompania private ushtarake ruse “Vagner” është organizatë terroriste, shkruan “Figaro”.

Deri në Parlamentin francez është parashtruar projekt-rezolutë për përfshirjen e “Vagner”-it në listën e organizatave terroriste të Bashkimit Evropian.

Pritet sot që Kuvendi Kombëtar (Dhoma e Ulët e Parlamentit francez)  të marrë vendim nëse kjo listë  duhet të gjendet edhe  kompania “Vagner”, e cila akuzohet për krime në Ukrainë dhe Afrikë.

Projekt-rezoluta (që nuk është një akt ligjërisht i detyrueshëm) u dorëzua nga deputeti Benxhamin Hadad, ndërsa miratimi i saj eventual nga ana e Parlamentit do të jetë "një shprehje zemërimi të institucionit për krimet e shumta kundër popullatës civile në Ukrainë të kryera nga mercenarët, disa nga të cilat mund të përkufizohen si krime lufte”.

Përveç Ukrainës, në projekt-rezolutë përmenden edhe krimet në Siri dhe disa vende afrikane, duke përfshirë Malin dhe Republikën e Afrikës Qendrore.

Në mes të marsit, Parlamenti lituanez miratoi një rezolutë me të cilën "Vagner"-i shpallet  organizatë terroriste. 

 Në prill, Bashkimi Evropian e përfshiu "Vagner"-in në  listën e personave fizikë  dhe organizatave të sanksionuara, pasi kompania "merr pjesë aktive në luftën agresive të Rusisë kundër Ukrainës". ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR