• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Fifti Sent e akuzon ish-të dashurën për shpifje

Fifti Sent e akuzon ish-të dashurën për shpifje

Los Angjelos, 9 maj 2024 (MIA) - Mbi një muaj pasi që ishte akuzuar për dhunim dhe maltretim fizik nga ish-e dashura Dafne Xhoj Narvaez - derisa ishin të lidhur në vitin 2011, reperi Kurtis Xhekson, i njohur si Fifti Sent, tani e paditë për shpifje.

Parashtresa e 6 majit thekson se akuzat publike për keqpërdorim të hapësirës së internetit të Narvaezit në mars dalin nga tentimi i Xheksonit për të marrë kujdestari të plotë ndaj djalit të tyre 11-vjeçar Sajr, pasi që reperi kuptoi se është emëruar si një nga punëtoret e seksit në padinë e Rodni Xhons kundër Xhon Kombs - "Pi Didi".

Narvaez i mohoi ato lidhje me Kombs.

Kjo nuk është kontesti i parëp juridik i çiftit. Kur në vitin 2013 u ndanë pas një lidhjeje trevjeçare, Nervaez e akuzoi Xhonsonin për dhunë familjare, duke pohuar se e ka goditur me këmbë dhe ka shkatërruar pronë në shumë prej mbi 7.000 dollarëve. Sipas thënieve, Xhekson ishte deklaruar se nuk do të kontestojë një aktakuzë për vandlizëm, përderisa tri të tilla të njejta dhe një pikë për dhunë familjare janë hedhur poshtë. ab/

Foto: Tuiter

QËNDRONI TË LIDHUR