• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Fidan-Mucunski: Turqia është mik i dëshmuar dhe aleat i NATO-s i Maqedonisë së Veriut (PLT)

Fidan-Mucunski: Turqia është mik i dëshmuar dhe aleat i NATO-s i Maqedonisë së Veriut (PLT)

Shkup, 5 shtator 2024 (MIA) - Turqia e mbështet fuqishëm Maqedoninë e Veriut që nga pavarësia e saj dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë, tha ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në vend.

"Kishim një agjendë intensive. E vlerësojmë shumë bashkëpunimin, miqësinë dhe aleancën me Maqedoninë. Ne diskutuam se si mund ta përmirësojmë këtë bashkëpunim. Si Turqi, ne shprehim interesin tonë për nënshkrimin e Këshillit të Lartë Strategjik për bashkëpunim. Turqia synon të rrisë bashkëpunimin ekonomik dypalësh në dy miliardë dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim kompanitë turke për të investuar në vend. Vazhdojmë edhe me bashkëpunimin ushtarak, përmes pjesëmarrjes në stërvitje të përbashkëta", deklaroi Fidan pas takimit me Mucunskin.

Maqedonia e Veriut ka një vend të veçantë për mua, theksoi Fidan, dhe besoj se trashëgimia osmane është pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të vendit. Këto monumente historike që janë restauruar me mbështetjen e institucioneve tona kontribuojnë për rritjen e potencialit turistik në vend. Fidan theksoi se do të vazhdojë me bashkëpunimin në atë fushë.

"Komuniteti turk në vend na lidh fort, si Ura e Gurit në qendër të qytetit. Duam të zhvillojmë marrëdhëniet ndërmjet të gjitha komuniteteve dhe ta ruajmë këtë harmoni në Maqedoninë e Veriut. Për kërkesat e mësimit në gjuhën amtare dhe projektet infrastrukturore të komunitetit turk, besoj se Qeveria e re do të ketë qasje pozitive, Njëherit, besoj se Qeveria e re do të ketë qasje të ndjeshme në fushën e luftës kundër terrorizmit, në krye me FETO-n, sepse nuk është kërcënim vetëm për Turqinë, por edhe për të gjitha vendet ku është e pranishme. Presim që Maqedonia e Veriut të japë mbështetje nikoqire në luftën kundër FETO-s", deklaroi Fidan.

Ballkani, sipas Fidanit, ka vlerë gjeostrategjike dhe ky rajon direkt kontribuon drejt paqes dhe stabilitetit të Evropës.

"Dëshirojmë të kemi paqe dhe stabilitet në të gjithë Ballkanin dhe si Turqi jemi aktivisht të përfshirë në këtë. Turqia e Ballkanit gjithmonë ka qëndrim proaktiv dhe përpjekjet tona ende më shumë do t'i përforcojmë, falë bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut, një vend i cili gjendet në zemrën e Ballkanit", theksoi Fidan.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski,  i cili është nikoqir i homologut turk Fidan, në një konferencë të përbashkët për shtyp deklaroi se Turqia është miku ynë i dëshmuar dhe aleati ynë i NATO-s. Mucunski e vlerësoi vizitën e sotme si një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet dypalëshe, si dhe se vizita e parë e një ministri të huaj për Punë të Jashtme që nga marrja e detyrës, siç theksoi, është një konfirmim i fortë i dialogut politik të dy vendeve, besimit në rritje, partneritetit dhe miqësisë.

"Tradicionalisht, marrëdhëniet e mira kanë një efekt pozitiv në përforcimin e bashkëpunimit ekonomik. Me Turqinë partner i ynë dhe aleat i NATO-s, ndajmë pikëpamje të përbashkëta edhe për çështjet e sigurisë dhe kërcënimet tjera rajonale. Veçanërisht e njoftova homologun me gjendjet aktuale në rajon, shikuar nga perspektiva jonë e cila plotësisht është e kthyer ndaj procesit reformues të BE-së dhe integrimit të menjëhershëm në BE. Veçanërisht e njoftova me pozitën aktuale të shtetit me procesin e BE-së, duke theksuar se parashikueshmëria në procesin e anëtarësimit në BE nuk është vetëm çështje procedurale, por është gur themeli i stabilitetit dhe progresit tonë", tha Mucunski.

Që nga pavarësia e saj, theksoi Mucunski, vendi ynë ka qenë në gjendje t'i mbështetet Turqisë si miku dhe mbështetësi ynë për arritjen e qëllimeve tona strategjike.

Fidani, siç është paralajmëruar, do të vizitojë edhe Kuvendin e RMV-së, ku do të ketë takim me kryeparlamentarin Afrim Gashi.  sa/

foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR