Fidan: Fitorja e Trampit e ka përfprcuar shpresën për paqe në Ukrainë
- Shpresa për armëpushim të konfliktit në Ukrainë është rritur pas fitores së Donald Trampiut në zgjedhjet presidenciale në SHBA, vlerësoi ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan për gazetën "Miliet".
Ankara, 11 nëntor 2024 (MIA) - Shpresa për armëpushim të konfliktit në Ukrainë është rritur pas fitores së Donald Trampiut në zgjedhjet presidenciale në SHBA, vlerësoi ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan për gazetën "Miliet".
"Pas fitores së Trampit në zgjedhjet në SHBA, shpresat për armëpushim të luftës ruso-ukrainase janë rritur. E mbështesim tërësinë terriztoriale të Ukrainës, që është e qartë nga qëndrimi ynë në Krime", theksoi Fidan.
"Megjithatëm vërejmë se kjo luftë nuk sjellë dobi në asnjërën nga palët - vetëm shkakton më shumë himbje jete, shkatërrikm dhe shpenzime financiare. Këtë fakt ua sqarojmë partnerëve tanë amerikanë dhe perëndimore dhe e theksojmë nevojën e bisedimeve mes palëve në luftë", tha ministri turk i Punëve të Jashtme.
Fidan kujtoi se Turqia ka insistuar për një zgjidhje diplomatike që nga dita e parë e konfliktit, raporton Anadollu.
"Shfrytëzuam të gjitha mundësitë diplomatike për t'i sjellë palët në tryezën e bisedimeve. Në fillim e bëmë këtë në Antalia, e më pas në Stamboll. Në përfundim të negociatave teknike në Stamboll, ishim shumë afër arritjes së paqes", theksoi Fidan.
Sipas tij, Turqia është edhe një herë e gatshme të luajë rolin e ndërmjetësit në përpjekjet për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë.
Lidhur me marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Uashingtonit, Fidan deklaroi se "dialogu i nivelit të lartë, bazuar në marrëdhëniet aleate mes vendeve, vazhdon dhe zhvillohet pavarësisht se kush është në pushtet" në SHBA.
"Mekanizmi strategjik i krijuar për të zgjidhur problemet mes Turqisë dhe SHBA-së gjithashtu do të vazhdojë të funksionojë", shtoi Fidan. mb/
Foto: MIA