• e diel, 30 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Fiç e konfirmoi rejtingun kreditor BB+ me perspektivë stabile

Fiç e konfirmoi rejtingun kreditor BB+ me perspektivë stabile

Shkup, 26 mars 2025 (MIA) - Zhvillojmë politika makroekonomike të besueshme dhe konsistente të përkrahura nëpërmjet politikës afatgjate të kursit devizor fiks, treguesve më të mirë të menaxhimit në krahasim me vendet e tjera me performancë të ngjashme ekonomike, si dhe përkushtimit për reforma në suaza të procesit të aderimit në BE. Kjo u deklarua nga Agjencia Kreditore “Fiç” në raportin e saj të fundit, e cila gjithashtu ruajti vlerësimin kreditor të vendit BB+ me perspektivë stabile, informojnë nga Ministria e Financave.

Agjencia, siç njoftojnë, thekson se në vitin 2024, rritja reale e BPV-së arriti në 2.8 për qind, pavarësisht vështirësive të jashtme dhe se është mbi projeksionet për shkak të shpenzimeve dhe investimeve të fuqishme publike.

"Ata theksojnë se janë regjistruar flukse hyrëse të fuqishme të investimeve të huaja direkte. Sipas tyre, neto investimet e huaja të drejtpërdrejta janë më të lartat në 17 vitet e fundit dhe se ato u rritën në 7,1 për qind të BPV-së në vitin 2024, si rezultat i investimeve të larta në zonat e lira ekonomike. Sipas “Fiç", papunësia mbetet në mënyrë strukturore e lartë për shkak të mungesës së shkathtësive dhe zhvillimit të pabarabartë ekonomik rajonal. Rritja e pagave është e fuqishme edhe në periudhën 2022-2024, mesatarisht në nivel vjetor ajo shënon 13 për qind dhe nuk ka pasur efekt negativ ndaj konkurrencës", njoftojnë nga Ministria.

Почнува примената на измените на Законот за данок на личен доход со кои се става во мирување примената на прогресивниот данок на личен доход. Следните 36 месеци доходот од работа, доходот од  

Në raportin e “Fiç”-it thuhet se në vitin 2024 është realizuar deficit buxhetor prej 4,6 për qind, që është më pak se rishikimi i ribalancit në nivel prej 4,9 për qind, si rezultat i i të hyrave më të larta dhe realizimit të pamjaftueshëm të shpenzimeve kapitale.

"Në vitin 2025, 'Fiç'-i nuk pret ndryshime sa i përket deficitit buxhetor për shkak të vlerës më të lartë të projektuar të shpenzimeve kapitale dhe normalizimit të shpenzimeve për pensionet dhe fondet sociale. Ndikim pozitiv në pjesën e të hyrave pritet nga vendosja e e-faturës. Agjencia vlerëson se grantet nga Plani i rritjes për Ballkanin Përendimor do të kontribuojnë në uljen e deficitit në 4% deri në vitin 2026. Sipas 'Fiç', borxhi do ta tejkalojë nivelin e 58 për qind të BPV-së në periudhë afatmesme", theksojnë nga Ministria.

Prej aty shtojnë se inflacioni në vitin 2024 pritet të jetë mesatarisht 4.2 për qind dhe sipas “Fiç", treguesit  kryesorë janë rritja e fuqishme e pagave, rritja e kërkesës së brendshme, së bashku me rritjen e fuqishme të kredisë për sektorin privat.

Nga Ministria e Financave potencojnë se rejtingu kreditorë është përpiluar në bazë të analizave të politikave të zbatuara nga vendi. Me të tregohet shkalla e re e investimeve dhe është ndër treguesit kryesorë që investitorët potencialë marrin parasysh gjatë vendimmarrjes së tyre.

“Fiç" pret që rritja ekonomike në vitin 2026 të arrijë katër për qind, si rezultat i realizimit të investimeve në Korridorin 8 dhe 10d.  Në raport thuhet se investimet mbeten të fuqishme, por rritja e dobët e produktivitetit dhe zhvillimet e pafavorshme demografike paraqesin faktorë kufizues për rritjen në periudhë afatmesme.

Vlerësimin kreditor për vendin e përgatisin agjencitë kreditore "Fiç" dhe "Standard dhe Purs", dy herë në vit. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR