• e diel, 06 tetor 2024

Fezer: Me ligjin e ri gjerman për armë do të parashihet testi psikologjik për poseduesit

Fezer: Me ligjin e ri gjerman për armë do të parashihet testi psikologjik për poseduesit

Berlin, 10 mars 2023 (MIA) - Berlini po përgatitë ligj të ri për kontroll më të rreptë të armëve, me të cilin do të parashihet që pronarët potencial t'i nënshtrohen testit për aftësi psikologjike, deklaroi sot ministrja gjermane e Punëve të Brendshme, Nensi Fezer, pas të shtënave të kobshme në sallën e Dëshmitarëve të Jehovait në Hamburg.

Ajo theksoi se të shtënat në kohë të fundit tregojnë për nevojën për ligj të ri.

Policia gjermane sot kumtoi se gjatë të shtënave mbrëmë në qendrën fetare të Dëshmitarëve të jehovait në Hamburg, jetën e humbën tetë persona, ndërsa disa të tjerë janë të plagosur rëndë.

"Pas kësaj, sulmuesi i armatosur, i cili vrau shtatë persona, kreu vetëvrasje para qendrës së përmendur", deklaroi sot senatori për punë të brendshme të hamburgut, Endi Grote.

Reagimi i shpejtpçë policor parandaloi tragjedi akoma më të madhe, tha Grote, duke shtuar se sulmuesi ka vepruar vetë.

Prokurori shtetëror gjerman dekalroi se sulmuesi është shtetas gjerman dhe ka pasur leje për mbajtje të pistoletës.

Në meisn e viktimave janë katër burra, dy gra dhe një foshnje e palindur në muajin e shtatë. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR