Fetai: Vazhdojmë të përfaqësojmë ASH-në, ata që u larguan i shërbejnë BDI-së
- Zëvendëskryeministri dhe përfaqësuesi i Aleancës për Shqiptarët, Arben Fetai, në intervistë për Alsat tha se ai përfaqëson Aleancën për Shqiptarët. Ai shtoi se ashtu si në fushatë zgjedhore, si pas zgjedhjeve, ai vazhdon të përfaqësoj ASh-në, me hise të barabartë si brenda VLEN-it ashtu edhe në Qeveri.
- Post By Fami Bajrami
- 23:22, 3 qershor, 2025
Shkup, 3 qershor 2025
Zëvendëskryeministri dhe përfaqësuesi i Aleancës për Shqiptarët, Arben Fetai, në intervistë për Alsat tha se ai përfaqëson Aleancën për Shqiptarët. Ai shtoi se ashtu si në fushatë zgjedhore, si pas zgjedhjeve, ai vazhdon të përfaqësoj ASh-në, me hise të barabartë si brenda VLEN-it ashtu edhe në Qeveri.
“Ne përfaqësojmë 107 mijë vota që janë fituar si antipod i BDI-së me premtimet se do ta dërgojmë BDI-në në opozitë dhe do e sjellim ndryshimin për shqiptarët, pas 22 vite keqqeverisje, keqpërdorim, me korrupsion, kompromise me çështjet shqiptare. Vazhdojnë të jemi aty me grupin parlamentar të VLEN-it, me të gjitha pozicionet e ruajta. Asgjë nuk ka ndryshuar Aleanca për Shqiptarët vazhdon të jetë pjesë e qeverisë, ndërsa nga VLEN janë larguar një grup i vogël që janë rreth kryetarit Taravari, që kanë vendosur t’i shërbejnë BDI-së”, tha Fetai.
Zëvendëskryeministri Fetai, shtoi se një pjesë e caktuar e ASh-së, për interesa të caktuara kanë zgjedhur këtë rrugë e cila është rrugë e një shërbimi, që është dashur t’i bëhet BDI-së, një plan i menduar në Reçicë të Vogël, i menduar nga Artan Grubi i listës së zezë amerikane, por i cili fatmirësisht, për shkak mobilizimit dhe rezistencës të jashtëzakonshme dhe të strukturave të ASH-së dhe përkrahje të partnerëve tanë rajonal dhe ndërkombëtare ka dështuar.
U tentua të shkaktohet krizë politike dhe të dërgohet vendi në zgjedhje të dyfishta
Zëvendëskryeministri dhe përfaqësuesi i Aleancës për Shqiptarët, Arben Fetai, duke folur për ndodhitë e fundit në vend, tha se tentimi për ta përçarë ASH-në dhe për ta larguar nga Qeveria, kishte për qëllim të shkaktoj një krizë politike brenda shumicës parlamentare, në mënyrë që të shkaktohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
“Duke e përçarë dhe duke na larguar nga rruga që kemi nisur është tentuar të rikthehet BDI në pushtet. Por ky plan falë aktivistëve të ASH-së dhe strukturave tona ka dështuar. Ata të cilët e kanë ecur këtë plan tani janë të heshtur dhe e kanë kuptuar se ky plan ka dështuar dhe duhet të përballen me të gjithë abuzimet që i kanë bërë në të kaluarën dhe duhet të përballen në zgjedhjet lokale”, potencoi zëvendëskryeministri Fetai.
Ai shtoi se nuk ka mbetur asnjë dyshim më i vogël se tani më kemi dy blloqe politike, në njërën anë është VLEN-i dhe në anën tjetër BDI-ja.
“Këtë tani më e kanë dëshmuar edhe dy zyrtarë që janë rreshtuar me Arben Taravarin, ku kanë thënë se do të kemi dy blloqe politike. Ata e kanë pranuar se tanimë janë pjesë e bllokut të udhëhequr nga BDI, dhe se do garojnë përballë Koalicionit VLEN”, nënvizoi në fund zëvendëskryeministri Fetai.
Pas skenarit për bindjen e Taravarit për dalje nga Qeveria qëndron Artan Grubi
Zëvendëskryeministri Arben Fetai, në intervistën e fundit në Alsat, për herë të parë ka shpalosur se pas skenarit për ta bindur Taravarin të del nga Qeveria, qëndron Artan Grubi.
“Kemi informata që Artan Grubi është i përfshirë në këtë skenar dhe ka pasur komunikime. Skenari ishte që të shkaktohet krizë politike brenda shumicës parlamentare që të shkaktohen menjëherë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe vendi të shkojë në zgjedhje të dyfishta. Zbatimi i këtij plani tejkalonte përmes ASH-së dhe BDI-së, në këmbim të këtij shërbimi që i bëhet Ali Ahmetit dhe BDI-së për t’u rikthyer në Qeveri, ASH-ja do të ishte dashur të përfitonte 6 komuna – siç është Likova, Saraji, Tearca, Vrapçishtin, Gostivarin dhe Strugën. Pra, çmimi i rikthimit të Ali Ahmetit, ishte dhënia e këtyre gjashtë komuna Taravarit”, u shpreh Fetai.
Sipas tij, shtrëngimi i duarve mes Taravari dhe Ahmetit, nuk ka qenë i rastësishëm, ka qenë pjesë i një plani të normalizimi hap pas hapi të ngadaltë të bashkëpunimit të hapur mes BDI-së dhe ASH-së.
Struktura e ASh-së mbetët në VLEN dhe pjesë e Qeverisë
Zëvendëskryeministri Arben Fetai njëkohësisht edhe Kryetar i Kuvendit të ASH- së
në intervistën e fundit në Alsat, duke komentuar ikjen e Taravarit nga Qeveria, tha se nuk e di se çfarë u bënë Ali Ahmeti, kryetarëve të ASh-së, që vazhdimisht i merr dhe ulen në prehrin e tij.
“Ali Ahmeti mund t’i merr kryetarët tanë por asnjëherë strukturat tona dhe aktivistët. Struktura vazhdon të mbetet në VLEN dhe pjesë e kësaj Qeverie. E cila është Qeveri për ndryshim, kundër korrupsionit dhe mbrojtje të interesave shqiptare. Në mbledhje të partisë është diskutuar që të shkohet me lista të përbashkëta me BDI-në”, u shpreh zëvendëskryeministri Fetai.
Nuk jemi përplasur për pozita, por kemi ruajtur vijat tona të kuqe
Zëvendëskryeministri Arben Fetai njëkohësisht edhe Kryetar i Kuvendit të ASH- së në intervistën e fundit në Alsat, theksoi se përplasja e tij me Taravarin, nuk ka të bëjë për pozita apo favore të tjera.
“Këtu kanë dalë në sipërfaqe njerëz që janë themelues të ASH-së nga ditët e para, ish-deputet të ASH-së, aktivistë, i tërë forumi rinor i ASH-së është rreshtuar me ne. Nuk mund të flasësh për pozicione me aktivist që janë të moshës nga 18-25 vjeç. Ata nuk kanë pozicione, ata na kanë kërkuar që ne t’i prijmë këtij procesi dhe t’i ruajmë këto pozicione dhe vijat e kuqe kundër BDI-së”, u shpreh Fetai.
Zëvendëskryeministri shtoi se VLEN ka marrë 107 mijë vota, për ta sjellë ndryshimin dhe çdo kush që e saboton VLEN-in, fundin e ka te BDI-ja.
_____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.