• e mërkurë, 04 dhjetor 2024

Fetai: UÇK mbetet vlera sublime e popullit shqiptar

Fetai: UÇK mbetet vlera sublime e popullit shqiptar

Shkup, 2 dhjetor 2024

Zëvëndëskryeministri, Arben Fetai, ka reaguar mbi ngjarjet e fundit, ku një grup nxënësish nga shkolla fillore në Çellopek ishin veshur të uniformuar dhe me armë në dorë për të realizuar një shfaqje në kuadër të festave.

Fetai këto veprime i vlerëson si të gabuara dhe aspak të nevojshme, duke theksuar që UÇK mbetet vlerë sublime e popullit shqiptar.

“Shfaqjet me fëmijë të uniformuar dhe të armatosur janë të gabuara, pavarësisht përkatësisë apo historiografisë. Komitët, padyshim, përbëjnë një pjesë të rëndësishme të vetëdijes kombëtare maqedonase. Ndërkohë, UÇK-ja mbetet vlera më sublime e popullit shqiptar. UÇK-ja përfaqëson sakrificën për barazi, drejtësi dhe dinjitet. Për shqiptarët, UÇK-ja është simbol i përpjekjeve për një shoqëri më të drejtë dhe për ndërtimin e një shteti ku çdo qytetar do të jetë i barabartë dhe i respektuar”, ka shkruar zëvëndëskryeministri Fetai.

Ky reagim i Fetait ka ardhur si përgjigje e vizitës së sotme të Inspektoratit të Arsimit në këtë shkollë dhe deklaratave jo të përshtatshme nga ana e ministres së Arsimit dhe Shkencës.

__________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR