• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fetai takoi Arben Shehun, kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit të Shqipërisë

Fetai takoi Arben Shehun, kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit të Shqipërisë

Shkup, 14 nëntor 2024 (MIA) - Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i angazhuar për politikat të qeverisjes së mire, Arben Fetai në kuadër të qëndrimit në Tiranë pati takim pune me Arben Shehun, kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, njoftuan nga Kabineti i zëvendëskryeministrit Fetai.

Siç citohet në kumtesë, zëvendëskryeministri Fetai falenderoi zotin Shehu për takimin vëllazëror dhe shumë të frytshëm për institucionet e dy vendeve mike

"Shehu përshëndeti dhe përgëzoi për bashkëpunimin shumë të ngushtë dhe miqësor me Entin Shtetëror të Revizionit në Republikën e Maqedonisë së Veriut në drejtim të këmbimit të përvojave institucionale.

Nënkryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut gjatë takimit theksoi prioritetin bazë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, respektivisht integrimin në Bashkimin Evropian.

"Ai gjithashtu prezentoi prioritetet tjera në kompetencë të portfolios së tij, siç janë parandalimi dhe lufta kundër korrupsionit , shteti i së drejtës, transparenca, konfiskimi i aseteve të paligjshme dhe bashkëpunimi i ngushtë me sektorin civil. Bashkëbiseduesit në takim u pajtuan të vazhdojë komunikimin dhe bashkpunimin midis institucioneve të revizionit të dy vendeve. E mirësesardhur është përkrahja e Shqipërisë në pregaditjen e rregullores ligjore në fushën e revizionit duke pasur parasysh përvojat pozitive të Kontrollit të Lartë të Shtetit në Shqipëri.

Nga atje shtojnë se Shehu i ka ofruar zëvendëskryeministrit Fetai mundësi bashkëpunimi me vendim për trajnimin e auditorëve të rinj, duke dërguar mesazh se parandalimi i krimit është më i rëndësishëm se ndëshkimi, e jo se krimi nuk duhet edhe të ndëshkohet. sa/

Foto: Kabineti i zëvendëskryeministrit Arben Fetai 

 

QËNDRONI TË LIDHUR