• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Fetai takohet me Sarrazin: Qeveria e RMV-së është e përkushtuar në progresin e reformave

Fetai takohet me Sarrazin: Qeveria e RMV-së është e përkushtuar në progresin e reformave

Shkup, 27 nëntor 2024 

Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai, gjatë ditës së sotme është takuar me përfaqësuesin e Posaçëm të Qeverisë Federale Gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Gjatë takimit është diskutuar për prioritetet strategjike të qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe progresin e reformave në kuadër të integrimit evropian.

“Diskutim i hapur dhe konstruktiv me Manuel Sarrazin, Përfaqësuesin e Posaçëm të Qeverisë Federale Gjermane për Ballkanin Perëndimor, mbi prioritetet strategjike të qeverisë sonë dhe progresin e reformave në kuadër të integrimit evropian. Gjatë takimit, ndamë pikëpamjet mbi rëndësinë e përshpejtimit të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, si objektiv strategjik për Maqedoninë e Veriut dhe partnerët tonë evropianë”, ka shkruar Fetai.

Ai gjatë takimit, tha se ka rikonfirmuar përkushtimin e qeverisë së Maqedonisë së Veriut për avancimin e reformave kyçe, duke përfshirë forcimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe ndërtimin e institucioneve demokratike.

“Gjithashtu, theksova nevojën për të ruajtur harmoninë ndërmjet komuniteteve dhe promovimin e diversitetit kulturor e gjuhësor si vlera themelore të shtetit tonë”, nënvizoi në fund Fetai.

Foto: MIA Arkivi

VLEN

________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formë integrale dhe nuk merr përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.

QËNDRONI TË LIDHUR