• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Fetai: Qeveria e kaluar nuk ishte e interesuar për përballje me korrupsionin për shkak të përplasjes së interesave personale

Fetai: Qeveria e kaluar nuk ishte e interesuar për përballje me korrupsionin për shkak të përplasjes së interesave personale

Gostivar, 12 korrik 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri për politika dhe sundim të mirë, Arben Fetai në pyetjen e gazetarëve për vlerësimet pas ditëve të para nga marrja e funksionit, konsideron se Strategjia për luftë kundër korrupsionit nuk është zbatuar dhe shfaqi dyshim se kjo është për shkak të lidhjes mes funksionarëve dhe sektorit afarist.

"Dëgjuam për konkludimet nga raporti i KSHPK-së, e dimë se Strategjia për luftë kundër korrupsionit nuk është znatuar. Ky është rezultat i mungesës së vullnetit politik. Kemi strategji të mira, ligje të mira në letër, por kur bëhet fjalë për zbatimin, Qeveria e kaluar thjeshstë nuk ishte e interesuar. Kjo është për shkak të interesave dhe biznesseve të tyre të veta në institucione", tha Fetai.

Zëvendëskryeministri Fetai pas vizitës në Gostivar dhe paraqitjen e tij të parë në opinion dha deklarata në gjuhën shqipe dhe angleze, sepse siç tha, në gjuhën maqedonase nuk mund të shprehet. Ai foli edhe për prioritetet të cilat do t'i caktojë me ekipin e tij dhe janë të fokusuar në tre drejtime.

"Së pari do të jetë çështja për konfiskim të pronës së funksionarëve qeveritarë. Deri në shtator shpresoj se do të kemi strtaegji  të re për hetime financiare dhe konfiskim të pronës. Për herë të parë, kjo çështje do të ngritet në nivelin më të lartë politik, në vend se në nivel teknik, në nivel të nëpunësve shtetërorë", theksoi Fetai.

Si prioritet të dytë e ceki sundimin e mirë dhe transparencën me të cilën do të përfshihet Strategjia për transparencë të Qeverisë dhe revidim të saj, sepse siç tha të identifikohen sfidat dhe pengesat.

Si një nga prioritetet kyçe, ai e përmendi edhe bashkëpunimin me pushtetin lokal dhe përforcimin e transparencës.

"Kemi Ligj për qasje drejt informatave të karakterit publik që mezi po zbatohet. Vetëm disa institucione e përmbushsin obligimin ligjor sa i përket dokumenteve të cilat duhet të jenë publikisht të kapshme", tha Fetai.

Paralajmëroi se në ditët në vijim e presin takime dhe konsultime me partnerët ndërkombëtarë, insstitucionet nacionale, partnerët për luftë kundër korrupsionit, siç janë Prokuroria publike, Enti shtetëror për revizion, Zyra për revizion të IPA fondeve.

"GJërat po marrin rrjedhën e vet, por më duhet pak kohë në mënyrë që të kemi prioritete qartë të caktuara të cilat do t'i relaizojmë deri në fund të vitit. Nuk dëshiroj të shpejtoj shumë para se t'i caktojmë hapat e ardhshëm", nënvizoi zëvendëskryeministri Fetai. ab/

Fotо: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR