• e martë, 26 nëntor 2024

Fetai: Dosti Daçiqit, Bujar Osmani po flet për antishqiptarizëm!

Fetai: Dosti Daçiqit, Bujar Osmani po flet për antishqiptarizëm!

Shkup, 18 nëntor 2024

Takimi i sotshëm në Prishtinë mes dy qeverive asaj të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut ka ngjallur debate të shumta. Brenda ditës ka pasur edhe një reagim skandaloz nga ish ministri i Jashtëm i RMV-së, aktualisht nënkryetari i partisë opozitare BDI, Bujar Osmani, i cili këtë takim e ka cilësuar si mbledhje antishqiptare.

„Preskonferencë e turpshme dhe antishqiptare. Gjuha shqipe është zyrtare dhe e garantuar me kushtetutë dhe ligj“, ka shkruar Osmani në rrjetin social në facbook.

E kundër kësaj deklarate të skandaloze ka qenë i menjëhershëm reagimi i zëvëndëskryeministrit të RMV-së, Arben Fetai, i cili ka ironizuar me figurën e Osmanit duke e cilësuar si dost të ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.

„E përjetuam edhe këtë. Dosti i Daçiqit, Bujar Osmani e paska sulmuar Albin Kurtin për antishqiptarizëm. Hapu tokë.”, ka shkruar zëvendëskryeministri Fetai.

Kur flasim për Kosovën dhe Bujar Osmanin vetvetiu na kujtohet plani 9 pikësh i hartuar nga Osmani, e më keq se kaq me krekosje krenohej për këtë plan kundër Kosovës. Me atë plan Kosovën e vendoste në pozitë të pafavorshme karshi Serbisë duke kërkuar që Prishtina zyrtare të largojë policinë nga veriu i vendit. Ndryshe, sjellim në kujtesë edhe faktin që Bujar Osmani përkundër shëtitjes në pozita të ndryshme deri më sot nuk ka realizuar asnjë vizitë zyrtare në Kosovë.

Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai

_______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR