• e enjte, 26 dhjetor 2024

Festimi i Ilindenit në Krushevë, Pelince dhe Shkup

Festimi i Ilindenit në Krushevë, Pelince dhe Shkup

Shkup, 2 gusht 2024 (MIA) - Me një sërë ceremonish dhe manifestimesh nën slloganin "Lufta vazhdon", sot do të shënohet 121 vjetori i Kryengritjes së Ilindenit dhe Republikës së Krushevës dhe 80 vjetori i mbledhjes të Parë të KAÇKM-së. Manifestimi qendror për shënimin e Ilindenit - Ditës së Republikës do të mbahet në Krushevë të Gumenjës dhe në vendin e Meçkin Kamen, ku do të mbajë fjalën kryeministri Hristijan Mickoski, i cili paraprakisht do të vendosë lule në varrin e Nikolla Karevit, në monumentin e Slivës dhe në Meçkin Kamen.

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova do të mbajë fjalimin e saj në manifestimin në Pelincë, ku do të vendosë lule para Qendrës Përkujtimore KAÇKM dhe do të vizitojë dhomën përkujtimore në Qendrën Përkujtimore. Në kuadër të festës do të performojë ansambli për valle dhe këngë popullore "Tanec". Më pas, së bashku me homologun serb Aleksandar Vuçiq, Siljanovska Davkova do të vizitojë manastirin "Shën Prohor Pçinski", ku u mbajt Mbledhja e Parë e KAÇKM-së. Në mesditë të dy presidentët së bashku do të vizitojnë kishën në kompleksin e manastirit, pas së cilës do të mbajnë një takim dhe më pas do t'u drejtohen mediave dhe të ftuarve të pranishëm.

Në kuadër të delegacionit shtetëror-kishtar në festën në manastirin “Shën. Prohor Pçinski" janë edhe nënkryetarja e Kuvendit Vesna Bendevska, zëvendëskryeministri dhe ministër për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive Ivan Stoilkoviq, ambasadori i Maqedonisë në Beograd Nikolla Tupançeski, përfaqësuesit e Unionit të Luftëtarëve, Naum Burevski dhe Snezhana Nestorovska dhe Mitropoliti i Kumanovës-Osogovës Grigorij.

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, ndërkaq, do të vendosë lule para përmendores së kryetarit të Presidiumit të KAÇKM-së, Metodija Andonov Çento në sheshin "Maqedonia" në Shkup dhe do të mbajë fjalim në manifestimin e këtij rasti para godinës së Kuvendit. Në të njëjtat lokacione do të vendos lule edhe delegacioni i partisë së LSDM-së i kryesuar nga kryetari Venko Filipçe.

Para memorialeve në Krushevë, Pelincë dhe Shkup do të vendosin lule edhe delegacionet kuvendore dhe delegacionet e Kabinetit të Presidentit.

Festimi i 121-vjetorit të Kryengritjes së Ilindenit dhe Republikës së Krushevës filloi dje në Krushevë, kur delegacionet vizituan Shtëpinë Përkujtimore të Kongresit të Smilevës dhe monumentin e Damjan Gruevit, ndërsa pasdite në qendër të Krushevës, para Kishës "Shën Nikolla", ishin pritur kalorës nga e gjithë Maqedonia. Në të njëjtën kohë u hap manifestimi "10 ditët e Republikës së Krushevës" me leximin e Manifestit të Krushevës dhe ngritjen e flamurit të Republikës së Krushevës. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR