• e premte, 27 dhjetor 2024

"Ferrari" luksoz nga viti 1962 është shitur për gati 52 milionë dollarë

Nju Jork, 14 nëntor 2023 (MIA) - Makina luksoze "Ferrari 250 GTO" nga viti 1962 është shitur mbrëmë në ankand në "Sotbi's" në Nju Jork, SHBA për 51.7 milionë dollarë. Zyrtarisht ky është koleksioni i dytë më i shtrenjtë i automjetit të shitur me ofertë.

Pas prodhimit dhe disa vite vozitje në të gjithë Italinë, kjo veturë në vitin 1960 është dërguar në SHBA. Automjeti është shitur edhe në vitin 2018, gjithashtu në "Stobi's" për 48 milionë dollarë. Automjeti më parë 38 vite ka qenë në pronësi të një koleksionisti amerikan.

Rekordin përsëri e mban "Mercedes benz 300 SLP" të shitur për 135 milionë euro në maj të vitit 2022, transmeton BETA. rq/

Foto: Uikipedia

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR